Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Berisha takon Kryeministrin e Kroacisë: Integrimi europian duhet të bazohet në meritë, mungesa e zgjedhjeve të lira…

timoni.al by timoni.al
May 1, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha takon Kryeministrin e Kroacisë: Integrimi europian duhet të bazohet në meritë, mungesa e zgjedhjeve të lira...
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi në Zagreb një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të punimeve të Forumin të International Democrat Union (IDU). Gjatë bisedimeve u diskutuan zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe procesi i integrimit europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Berisha theksoi se procesi i integrimit duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike.

Kreu i PD-së shprehu shqetësime për gjendjen në vend, duke vënë në dukje regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes. Ai përmendi mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe të karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit, si dhe nivelet e larta të korrupsionit. Sipas Berishës, këto probleme duhet të merren parasysh në vlerësimin për avancimin në procesin e integrimit europian.

Të dyja palët u dakorduan që hyrja në Bashkimin Europian nuk duhet të bazohet vetëm në konsiderata gjeostrategjike, por kryesisht në plotësimin e kritereve dhe standardeve demokratike. Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.

Përveç takimit me kryeministrin kroat, Sali Berisha realizoi edhe një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper. Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri. Gjatë takimit me Harper, Berisha ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen demokratike në vend, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë Shqipërinë si “autokraci elektorale”.

Lajmi u përcoll nga Top Channel.

Previous Post

Vdekja tragjike e 30-vjeçarit shqiptar në MB, i pastrehë, fjetonte në kosh dhe u copëtua nga kamion plehrash

Next Post

Video/ E pazakontë, futbollistët bëhen bashkë për të shtyrë ambulancën jashtë fushës

Next Post
Video/ E pazakontë, futbollistët bëhen bashkë për të shtyrë ambulancën jashtë fushës

Video/ E pazakontë, futbollistët bëhen bashkë për të shtyrë ambulancën jashtë fushës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al