Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta

Editor by Editor
March 9, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha, gjatë prezantimit të Pashk Gjonit si kandidati i Rithemelimit tha se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti me votë edhe me protesta.

Berisha me bindje të plotë u shpreh se orteku elektroral i kësaj pranvere do njohë disfatën më të thellë të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Ndër të tjera, ish-kryeministri është shprehur se është Edi Rama ai i cili nuk do që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje.

“Edi Rama, të jap fjalën e nderit që do të përzëmë me votë dhe me protesta, me votë dhe mosbindje civile! Monizmin tënd do ta përmbysim me çdo kusht. Edi Rama me 2 pengje të veta, hyri në një lojë makbethiane për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje sepse ai e di që është i mundur. U them demorkatëve, u bëj thirrje në mënyrën më miqësore.

Të mendojnë, koha është të bashkohemi sot më shumë se kurrë në fitore. Demokratët që akoma nuk kanë bërë vendimin, janë të ftuar të mendojnë nëse janë me Shqipërinë apo me Edi Ramën dhe pengjet e tij. Ne jemi të bindur, në zgjedhjen e tyre, në mençurinë e tyre. Orteku elektoral i kësaj pranvere do njohë disfatën më të thellë të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale”, tha Berisha.

Kujtojmë se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se nga ana ligjore kryetar i PD-së është Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha.

Mirëpo KQZ i dha afat 48 orë PD të Alibeajt që të plotësojë dokumentacionin dhe më pas të regjistrohen si forcë politike në zgjedhjet e 14 majit.

Një nga dokumetacionet që duhet plotësuar është që në një nga shkresat duhet firma e  Lulzim Bashës dhe jo kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj.

Previous Post

EMRAT/ Identifikohet shoferi i “AUDI-t” dhe njëri prej të plagosurve të aksidentit te TEG-u!

Next Post

Me shpejtësi 270 km/h e me makina luksi, çfarë publikonte në rrjetet sociale Klevis Ruçaj?

Next Post
Me shpejtësi 270 km/h e me makina luksi, çfarë publikonte në rrjetet sociale Klevis Ruçaj?

Me shpejtësi 270 km/h e me makina luksi, çfarë publikonte në rrjetet sociale Klevis Ruçaj?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al