Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Rama qëndron pas tregtisë me lëndë të rrezikshme. Thirrje për hetim ndërkombëtar

Editor by Editor
August 20, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha: Rama qëndron pas tregtisë me lëndë të rrezikshme. Thirrje për hetim ndërkombëtar
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka akuzuar qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje në një skandal të madh me mbetje toksike. Në një deklaratë të fortë, Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për eksportin e 100 kontenierëve me lëndë të rrezikshme nga Shqipëria.

Berisha tha: Prej dy javësh, agjencitë e mëdha botërore të lajmeve, mediat ndërkombëtare qarkullojnë lajmin e eksportit nga Shqipëria të 100 kontenierëve me dy anije të lëndëve të rrezikshme, në shkelje kjo, flagrante të marrëveshjes së Bazelit dhe akteve të tjera ndërkombëtare, në shkelje flagrante të çdo ligji të këtij vendi.

Ai akuzoi qeverinë për ndihmën e kriminelëve: Ky akt, ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij. Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu çaktivizuar dhe groposur.

Berisha kërkoi veprim ndërkombëtar: Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte kriminale të papërgjegjësisë ekstreme të narkoqeverisë ndaj qytetarëve dhe u bën thirrje dhe njëherë dhe i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.

Ai përfundoi me një apel për shoqërinë civile: Ju bëj thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të pashembullt, pa zbuluar mirë se kush qëndron prapa këtij akti dhe cilat janë substancat helmuese që përmbajnë kontenierët e eksportuar nga narko qeveria shqiptare.

Berisha theksoi se ndihma e qeverisë në këtë skandal tregon përfshirjen direkte të Edi Ramës dhe nevojën për një hetim të detajuar dhe transparent nga autoritetet ndërkombëtare.

Previous Post

Detaje të reja/ Amerikani që vrau gruan, e mbante të izoluar për vite

Next Post

Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin që goditi efektivët dhe u largua me makinë

Next Post
Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin që goditi efektivët dhe u largua me makinë

Gjykata e Sarandës lë në burg 28-vjeçarin që goditi efektivët dhe u largua me makinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al