Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Procedura e përshpejtuar është përpjekje e Ramës për të mbuluar grushtin e shtetit për mbrojtjen e Lubi Ballukut

Editor by Editor
January 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Procedura e përshpejtuar është përpjekje e Ramës për të mbuluar grushtin e shtetit për mbrojtjen e Lubi Ballukut
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Një sqarim, kjo që shihni ju nuk është procedura e përshpejtuar.
Kjo që shihni këtu është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë afatin e një procedure të përshpëjtuar që nuk mund të jetë kurrë më e shkurtër se sa një javë.
Këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë ligj, nuk kanë moral.
Edhe njëherë, kjo nuk është procedura e përshpejtuar.
Për çdo shqiptar, duhet ta ketë të qartë se procedura e përshpejtuar e këtij parlamenti është e përcaktuar me nene kushtetuese, të cilat e ndalojnë zhvillimin e saj më shpejt se një javë nga iniciativa.
Në këtë kontekst, arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj.
Pra, kemi të bëjmë me një akt kuverturë për grushtin e shtetit që po bën Edi Rama në mbrojtjen e vetes së tij de facto.
Qytetarët duhet ta dinë se në tre rreshta të dosjes së Lubisë, dy janë për Edi Ramën.
Qytetarët duhet ta dinë se në dëshmitë e Gerond Meçes dhe të tjerë, në tre rreshta për Mirlindën e AKSHI-t, dy janë për Lindën e Surrelit, Lindën e kunatit të florinjtë.
Kunati i florinjtë është Armand Frangu, që merrte qindra milionë euro nga AKSHI edhe në kushte të rrëmbimit të rivalëve të tij në tendera.
Pra, këto që ndodhin janë një përpjekje për të zgjatur jetën, por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë, ditën e shtunë në ora 5 do t’i japin përgjigjen më të merituar kreut të organizatës kriminale dhe vetë organizatës.

Previous Post

Skenarët e Ligës së Kampioneve; një mundësi për një derbi italian në fazën e playoff-it.

Next Post

Pezullimi i Ballukut nga posti, Kushtetuesja analizën kërkesën e Ramës. Kryeministria dhe Kuvendi: Shkelje e Kushtetutës. GJKKO: Nuk do të angazhohemi.

Next Post
Pezullimi i Ballukut nga posti, Kushtetuesja analizën kërkesën e Ramës. Kryeministria dhe Kuvendi: Shkelje e Kushtetutës. GJKKO: Nuk do të angazhohemi.

Pezullimi i Ballukut nga posti, Kushtetuesja analizën kërkesën e Ramës. Kryeministria dhe Kuvendi: Shkelje e Kushtetutës. GJKKO: Nuk do të angazhohemi.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al