Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Berisha: Nuk jemi përkushtuar si duhet — kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë

timoni.al by timoni.al
April 27, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Berisha: Nuk jemi përkushtuar si duhet — kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve, kryedemokrati Berisha iu drejtua me kritika të ashpra të gjitha strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, duke vënë theksin te nevoja për organizim më të mirë të partisë. Ai deklaroi se kryefjala është organizimi dhe se PD nuk është marrë në shkallën e duhur me organizimin për një seri çështjesh, duke theksuar se duhet njohur problemet e brendshme dhe përkushtimi i energjive nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh: “Kryefjala është organizimi dhe vetëm organizimi. Ne jemi parti e madhe. Ata që e vënë në dyshim këtë, gabojnë. Jemi parti e madhe, por kemi pasur një problem. Duhet ti njohim problemet tona. Nuk kemi marrë në shkallën e duhur me organizimin për një seri, ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur, energjitë për qëndrimin tone”.

Ai vendosi si kërkesë të menjëhershme riorganizimin e partisë, duke urdhëruar që kjo të jetë detyra e përditshme e çdo funksionari të PD-së. Sipas tij, nga dita e sotme çdo drejtues duhet të angazhohet në këtë proces. “Sot dhe çdo ditë, kryetarë, anëtarët e kryesive, drejtues e qarqeve, koordinator, kryetarët e grup seksioneve kanë detyrën më të rëndësishme, riorganizmin e kësaj partie. Nga seksionet deri në drejtimet kryesore. Është e domosdoshme për tu përballur me situatën krijuar. Edi Rama është në pozitë vështirë, del vetëm po pranuam ne” — deklaroi Berisha, duke lidhur nevojën për riorganizim me gjendjen politike dhe rolin e strukturave të PD-së në përballimin e situatës.

Mes kërkesave të përsëritura nga kryedemokrati ishte angazhimi i të gjitha niveleve të partisë, nga seksionet deri te drejtimet kryesore, në procesin e riorganizimit. Berisha nënvizoi domosdoshmërinë që strukturat të punojnë dhe të riorganizojnë partinë në mënyrë që, sipas tij, të krijohen kushtet për t’u përballur me situatën e krijuar në skenën politike.

Previous Post

Skandali i arbitrave në Itali: Prokuroria e Milanos shpall Interin të pafajshëm, klubi nuk është në hetim

Next Post

Bayerni në kërkim të zëvendësuesit për Kane, gjermanët i hedhin sytë te lojtarët e Juventusit

Next Post
Bayerni në kërkim të zëvendësuesit për Kane, gjermanët i hedhin sytë te lojtarët e Juventusit

Bayerni në kërkim të zëvendësuesit për Kane, gjermanët i hedhin sytë te lojtarët e Juventusit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al