Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha-Majlinda Bufit: Nuk përballesh dot me kandidatin tonë, ty të kandidon droga. Do të shkosh për ndjekje penale për hakmarrjen tënde

Editor by Editor
April 18, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha-Majlinda Bufit: Nuk përballesh dot me kandidatin tonë, ty të kandidon droga. Do të shkosh për ndjekje penale për hakmarrjen tënde
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha Nga Roskoveci: Ne jemi parti e besimit tek familja. Ne besojmë se një familje e suksesshme, një familje e begatë, një familje e gëzueshme është kushti i të gjitha kushteve që shoqëria jonë të zhvillohet, të ecë e sigurtë drejt të ardhmes. Ju garantoj se në epiqendër të përpjekjes së Evdarit do të jenë familjet dhe fëmijët e Roskovecit. Do të jenë shkollat, kopshtet, shërbimet sa më të mira.

Miqtë e mi!
Ju e shifni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju se pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush.
Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Erdiz Hazizajn. Megjithatë në qoftë se të ka mbetur minimumi i përgjegjësive para qytetarëve të Roskovecit, hajde në këtë shesh dhe bën debat me Erditin, shpjegojuani qytetarëve se çfarë do të bëni për 4 vitet që vijnë.
Por ti nuk vjen dot, sepse aq sa mund të dalë simotra jote në Tiranë, Olta Xhaçka, apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të ballafaqohesh me rivalin tënd që vjen nga vota e lirë. Po dole ti në debat me Erditin, të dalin llogaritë bankare që merrje bashkë me një Avni Cjapin, pensionet e invalidëve i fusje në bankë, merrje fitimet dhe pastaj i lije ata pa pensione dhe ja mbathje për Antalja apo për pushime të tjera. Kurse hallexhinjtë i lije të numëronin kafshatat.
Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu sepse për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot.
U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje.

 

Previous Post

Punonte në televizion, kush është 20-vjeçari që u vra për të dashurën në Tiranë?

Next Post

Berisha nga Roskoveci: Ne jemi parti e taksave të ulëta, baza fiskale ndaj biznese do të pësojë rënie

Next Post
Berisha nga Roskoveci: Ne jemi parti e taksave të ulëta, baza fiskale ndaj biznese do të pësojë rënie

Berisha nga Roskoveci: Ne jemi parti e taksave të ulëta, baza fiskale ndaj biznese do të pësojë rënie

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al