Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha do të njoftojë NATO-n; pas rrëzimit të hetimit parlamentar demokratët do t’i dorëzojnë provat në SPAK

timoni.al by timoni.al
October 6, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha do të njoftojë NATO-n; pas rrëzimit të hetimit parlamentar demokratët do t’i dorëzojnë provat në SPAK
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokratët njoftuan se do t’i informojnë zyrtarisht NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë lidhur me dyshimet për trafikun e armëve nëpërmjet kompanisë shtetërore KAYO dhe biznesmenit izraelit Ron Yeffet. Pas rrëzimit nga socialistët të kërkesës së tyre për hetim parlamentar, Sali Berisha bëri me dije se dokumentet do t’i dorëzohen edhe SPAK-ut, ndërsa paralajmëroi dërgimin e provave te institucionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe ministritë e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. “Të gjitha provat tona do t’i dorëzojmë në institucionet, në SPAK, por do i dërgojmë edhe në institucionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerëve tanë. Do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë Aleancën”, deklaroi Berisha.

Në denoncimin e tij, kryedemokrati pretendoi se biznesmeni Ron Yeffet u përfitues i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit, pas shfaqjes së ortakës së tij, Arjeta Puca, në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se pas shfaqjes televizive të Ramës, “Miss Autoblindi zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare. Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-Kombinatin e Traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit”.

Ai akuzoi gjithashtu se ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ishte vënë në shërbim të Roni Yeffet dhe se ky i fundit kishte kontroll të plotë mbi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në fjalimin e tij u përmendën emra dhe rolet në komitete, me referencë: “Në komitet tani është Ermal Balluku apo Ermal Raketa. Të gjitha këto ndryshime që do t’i dëgjoni janë bërë me firmën e Lubi Ballukut. Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun, të gjitha firmat. Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n”.

Demokratët kërkuan nga SPAK që të thërrasë Edi Ramën për të dhënë llogari, duke akuzuar se ai ka miratuar ligje dhe vendime që, sipas tyre, kanë krijuar një skemë mafioze në fushën e mbrojtjes që cenon sigurinë kombëtare dhe aleancën me NATO-n.

Previous Post

Kurti: PDK nuk bashkëpunon e refuzon takim; pa president vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

Next Post

Nëse zotohet publikisht se…, Kurti ofertë PDK-së në limit skadimit afatit për President: Ne kalojmë projektligjin për Specialen

Next Post
Nëse zotohet publikisht se…, Kurti ofertë PDK-së në limit skadimit afatit për President: Ne kalojmë projektligjin për Specialen

Nëse zotohet publikisht se…, Kurti ofertë PDK-së në limit skadimit afatit për President: Ne kalojmë projektligjin për Specialen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al