Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha denoncon skandalin e Celibashit: 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument dhe janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i PS

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha denoncon skandalin e Celibashit: 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument dhe janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i PS
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi.
Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale.
Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.
A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari.
Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit?
Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.
Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ.
Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.
PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot.
Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.

Previous Post

Kërcënon Bankers, por asnjë rresht për miliardat e “zhdukura”: Do ju çojmë në Arbitrazhin ndërkombëtar!

Next Post

E RËNDË! Foshnja e sapolindur humb jetën, kallëzim mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

Next Post
E RËNDË! Foshnja e sapolindur humb jetën, kallëzim mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

E RËNDË! Foshnja e sapolindur humb jetën, kallëzim mjekëve te ‘Koço Gliozheni’

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al