Në një skenë politike të mbushur me intrigë dhe tension, Belinda Balluku shfaqet si një aktore që luan një lojë të rrezikshme për të ruajtur pozitat e saj dhe për të mbrojtur veten nga hetimet e SPAK-ut. Në këtë dramë të brendshme të oborrit të Edi Ramës, ajo është përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet me Gys Agasin, një tjetër figurë me ndikim në qeveri. Ky konflikt për dominim ka krijuar një atmosferë të nxehtë dhe të pasigurt, ku secili po kërkon të forcojë pozitat e tij për të mbijetuar politikisht.
Në këtë kontekst, Belinda Balluku ka kërkuar të marrë Ministrinë e Brendshme, një hap që do t’i mundësonte kontroll të drejtpërdrejtë mbi strukturat e sigurisë dhe rendit. Ky veprim mund të shihet si një tentativë për të krijuar një bastion mbrojtës para një mundësie të mundshme arrestimi nga SPAK. Nëse ky kalim në Ministrinë e Brendshme realizohet, Balluku do të kishte mundësinë të përdorte strukturat e sigurisë për të mbrojtur veten dhe për të ndikuar në hetimet që po zhvillohen ndaj saj.
Në këtë betejë për pushtet, Belinda Balluku po përdor çdo mjet për të konsoliduar pozitat e saj dhe për të mbrojtur veten nga kërcënimet e mundshme. Nëse ajo arrin të marrë Ministrinë e Brendshme, kjo do të ishte një lëvizje strategjike që do të forconte pozitat e saj dhe do të mundësonte një mbrojtje më të fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut. Megjithatë, kjo lëvizje mund të shkaktojë më shumë tension dhe përplasje brenda qeverisë, duke e bërë situatën edhe më të pasigurt dhe të ndërlikuar.
Në këtë klimë të tensionuar dhe të pasigurt, lufta për pushtet brenda oborrit të Edi Ramës vazhdon të zhvillohet me intensitet. Belinda Balluku dhe Gys Agasi janë përfshirë në një përplasje të ashpër për dominim, duke përdorur çdo mjet për të forcuar pozitat e tyre. Në këtë betejë, askush nuk është i sigurt, dhe çdo lëvizje mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë aktorët e përfshirë.
Dosje e nxehta korruptive të Belinda Ballukut që po hetohen nga SPAK:
Inceneratorët
Më 15 maj 2024, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu shtua listës së zyrtarëve të lartë socialistë që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos në vitin 2017. Por ende, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithçka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm.
Kjo çështje u ngrit disa herë gjatë aktivitetit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, të drejtuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, edhe kur përpara këtij komisioni u paraqit zonja Balluku. Ndonëse procedurat u nisën dhe u çuan përpara nga Ministria e Mjedisit, ishte më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila mori rolin e autoritetit kontraktor, që në kohën kur në krye të saj ishte zoti Damian Gjiknuri, i zëvendësuar më pas nga zonja Balluku. Kjo ministri ishte përgjegjëse për verifikimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrimeve kontraktore, ndërsa nën autoritetin e saj vepron dhe njëzia e zbatimit të projektit, me përfaqësuesë dhe nga Bashkia e Tiranës e Ministria e Mjedisit. Hetimi për këtë dosje vazhdon në SPAK
2 dosjet e hapura në SPAK për Tunelin e Llogarasë
Gjithashtu Balluku është nën hetim nga SPAK për dy çështje të rënda që lidhen me ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një projekt që nga një investim strategjik turistik është shndërruar në simbol të dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë dhe shkelje të rënda të ligjit. Në dosjen e parë, SPAK po heton mënyrën se si u anulua tenderi fillestar për ndërtimin e tunelit (me ofertën më të ulët 140 milionë euro nga “Gjoka Konstruksion”) dhe u shpall një tender i ri, ku fitues u shpallën dy kompani turke me një ofertë më të lartë, 170 milionë euro. Skema dyshohet se është ndërtuar qëllimisht për t’i favorizuar këto kompani, të cilat nuk realizuan vetë punimet, por nënkontraktuan pikërisht “Gjokën”, duke përfituar diferencën 30 milionë euro.
Sipas dëshmisë së Arben Ahmetajt dhe të dhënave të tjera, fituesit ishin paracaktuar në një takim të fshehtë në Ankara, më 3 qershor 2021, vetëm 3 javë para se të rihapej tenderi. Hetimi i dytë i SPAK lidhet me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të tunelit, me vlerë rreth 2 milionë euro. Tenderin e fitoi bashkimi i kompanive “Hill International” dhe “Net Group”, kjo e fundit në pronësi të Valter Begajt, një biznesmen i afërt me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka sekuestruar dokumentet e tenderit dhe ka dyshime për favorizim, pasi Berberi, një zyrtar i afërt me Ballukun dyshohet se ka ndikuar përmes lidhjeve të tij personalepër të favorizuar ortakët në garë. Të dy, Berberi dhe Begaj, janë tashmë nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa hetimi për rolin e Ballukut në këtë aferë vijon.
Tenderat e Bendian Dalipajt
Blendian Dalipi, drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, është denoncuar në SPAK për përfshirje në një aferë të rëndë me përfitim familjar. Kompania “IDK Konstruksion”, në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi, ka përfituar rreth 30 milionë euro nga tenderat publikë, shumica e të cilëve janë dhënë nga institucionet nën varësinë e ministres Belinda Balluku. Kulmi i konfliktit të interesit është një kontratë koncesionare 35-vjeçare, ku kompania e familjes Dalipi shpallet fituese në bashkëpunim me një tjetër subjekt, megjithëse ligji e ndalon qartë përfshirjen e të afërmve të zyrtarëve në kontrata publike.
Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, Balluku i delegoi firmën zv.ministrit Ami Kozeli, por në fund kontrata u miratua me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u firmos nga vetë Balluku si zv.kryeministre në dhjetor 2024 – duke e bërë atë pjesë të drejtpërdrejtë të një skeme abuzimi me pushtetin. Nga 2015 e deri më sot, “IDK Konstruksion” ka kaluar nga një kompani periferike në një përfituese sistematike të fondeve publike, veçanërisht pas emërimit të Ballukut në krye të Infrastrukturës. Vetëm nga ARRSH, kompania ka marrë rreth 10 milionë euro në tendera për periudhën 2019–2024. Ky është një rast klasik i kapjes së shtetit për interesa personale, ku një zyrtar i lartë përdor pozitën për të pasuruar familjarët e vet, ndërsa një ministre firmos në konflikt të qartë interesi. Nëse SPAK guxon të shkojë deri në fund të kësaj dosjeje, rasti Dalipi-Balluku mund të zbulojë një rrjet të gjerë abuzimesh,
Dy drejtorë të tjerë të Ballukut merren të pandehur
Telashet për Ballukun nuk mbarojnë këtu. SPAK ka marrë të pandehur pak ditë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së.
Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit të vitit kur u arrestua me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi.
Ky i fundit u arrestua vitin e kaluar, pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte. Të gjitha këto institucione, të cilat dyshohen për abuzime me prokurimet publike janë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të drejtuar nga Belinda Balluku.
Dosja e rrugës Korçë-Eresekë
Prokuroria e Posaçme vazhdon hetimet dhe për rrugën Korçë-Ersekë, pas një kallëzimi të para tre viteve nga inxhinieri Romeo Nazarko. Rruga u bë e pakalueshme pas një shembjeje masive në një segment të saj, duke ngritur dyshime për shkelje të rënda gjatë ndërtimit. Nazarko ka kallëzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë kontraktuese, duke deklaruar se rruga u projektua gabim që në fillim dhe nuk u respektuan standardet teknike të detyrueshme. Sipas tij, shembja erdhi si pasojë e një strukture të dobët gjeologjike, mungesës së studimeve të thelluara dhe gabimeve sistematike që janë trashëguar nga një drejtues në tjetrin. “Rruga u shemb pa u inauguruar, muret mbajtëse nuk mbajnë as veten e tyre. E gjithë historia kishte të bënte me vlerën, jo me ndërtimin e një rruge të qëndrueshme,” u shpreh Nazarko.
Dosjet për Ergys Verdhon dhe Ceno Klosin
Sjellim në vëmendje se Ergys Verdho, ish-kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim nga SPAK për tenderat në institucionin që ai drejtonte. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve. Deri më tani Balluku vazhdon me tezën e Edi Ramës se ata “kanë ngrënë dardha pas shpine” pasi përveç përgjegjësisë ligjore, kjo e fundit nuk ka mbajtur as atë morale. Vartësit e saj akuzohen e burgosen për korrupsion, Belinda vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.
Aferat me energjinë
Gjithashtu para disa javësh, Prokuroria e Posaçme njoftoi ka nisur hetimet mbi dyshimin e shitblerjes së paligjshme të energjisë elektrike nga OSHEE, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku, përmes një skeme korruptive, që sipas PD i ka shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit.