Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Bela dhe Tao janë shokë; do të bëhet kryetar Kuvendit, zbardhen SMS-të Vlora Hysenit–Ergys Agasit në SPAK

timoni.al by timoni.al
September 23, 2026
in Lajmi Fundit
0
Bela dhe Tao janë shokë; do të bëhet kryetar Kuvendit, zbardhen SMS-të Vlora Hysenit–Ergys Agasit në SPAK
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, të siguruara nga Top Channel, tregojnë komunikime të shumta me Ergys Agasin dhe prova të sekuestruara nga mjeti i tij. Më 20.07.2026, në ambientet e Equos Resort, u sekuestrua automjeti me targa GG444AA, pronë e Ergys Agasit; më 22.07.2026 u përmend se brenda ishin gjetur nëntë printime me letër formati të madh që paraqesin diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë sendet që t’i gjenin organet e Prokurorisë së Posaçme.

Vlora Hyseni është pyetur më 18.09.2026 si person me dijeni për veprën penale; ajo pranoi komunikimin e vazhdueshëm me Agasin deri në arrestimin e tij, mohoi takimet fizike dhe e shpjegoi raportin si “bashkëpunim” që Agasi i kishte ofruar SHISH, duke u zotuar të dërgonte përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara. SPAK konfronton deklarimet e saj me të dhënat e sekuestruara nga pajisjet e Agasit dhe përmbajtjen e komunikimeve mes tyre.

Hetimi nxjerr intensitet komunikimesh, edhe gjatë periudhës që Agasi ishte në kërkim. Për periudhën 28 qershor–26 gusht 2026, përmes aplikacionit Signal janë regjistruar thirrje zanore dhe me video: SPAK evidenton 70 thirrje hyrëse Vlora–Ergys, 17 thirrje dalëse Ergys–Vlora, 28 thirrje të humbura dhe 26 thirrje pa përgjigje. Në funksionin BIOME të telefonit të Agasit janë ruajtur gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet tyre. SPAK vlerëson se Agasi nuk është vetëm “bashkëpunëtor”, por është ai që merr dhe dikton informacionin, dhe se për këtë “bashkëpunëtor” kreu i SHISH nuk ka informuar asnjë instancë.

Nga përmbajtja e komunikimeve, SPAK përmend lidhje personale e të vazhdueshme mes tyre dhe citon mesazhe si: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli ynë”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”. Dosja përshkruan gjithashtu se Hyseni i përcillte Agasit informacion për aktivitetet e saj, përfshirë orën e një takimi me Kryeministrin (“Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”), itinerarin, natyrën e takimeve dhe partnerët ndërkombëtarë. Një mesazh më 19 gusht 2026 përmend takimin me “Skënderi” (identifikuar në dosje si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë) dhe shprehjen: “Të shpresojmë që ka porosit KM…”. Ndër informatat e ndara me Agasin përmendet edhe: “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).

Previous Post

Reforma në drejtësi, Inside Story shqyrton bilancin e dekadës: Paga në diskutim, qytetarët presin drejtësi

Next Post

Italia, Frattesi flet pa filtra: I kënaqur që u kthye Mancini, te Lazio shkova për Gattuso

Next Post
Italia, Frattesi flet pa filtra: I kënaqur që u kthye Mancini, te Lazio shkova për Gattuso

Italia, Frattesi flet pa filtra: I kënaqur që u kthye Mancini, te Lazio shkova për Gattuso

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al