Monday, October 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bëhet ‘polic’ për të zbuluar hajdutin: Më trego dhe prano vjedhjen ndryshe ta ngula…

Author by Author
January 24, 2022
in KRYESORE, Vendi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Më futi në magazinë, më qëlloi disa herë me shpulla dhe grushte, më vendosi thikën e bukës në pëllëmbën e dorës, duke më shkaktuar gërvishtje rreth 05 mm dhe më kërcënoi: ‘Nëse nuk e pranon vjedhjen dhe nëse s’më tregon personin që të orientoi për të vjedhur, do ta ngul thikën’”.

Ky është rrëfimi i një të riu me inicialet R.F., i cili është një i dyshuar për vjedhje, që u hetua në mënyrën më të çuditshme nga një shtetas, të cilit iu boshatisën të ardhurat dhe që këmbëngul se nuk është ai personi që i vodhi shtëpinë.

Policia i tha Gazetasi.al, se për këtë arsye i vendosi prangat E.H., për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë, ndonëse ai këmbëngul se u vu në kërkim të hajdutit, pasi donte të zbulonte të vërtetën sa më shpejt. Së bashku me të riun e arrestuar, si “polic nga halli”, pasi u përpoq të gjejë se kush e vodhi banesën e vjehrrit të tij, u kap po ashtu edhe kushëriri i tij i parë.

Policia i jep detaje Gazetasi.al, duke treguar se si vjedhja e banesës kishte ndodhur në datën 18 janar 2022 dhe se si prej aty ishin marrë nga një person me kapuç 127 mijë lekë të reja.

Hajduti shfaqet në kamera dhe sapo e vëren kamerën në dhomë, kthehet pas për të gjetur një mënyrë tjetër dhe më të sigurt se si do të vidhte pa u zbuluar.

“Pasi F., u mor me makinë, – thotë policia, – nisi presioni gjatë udhëtimit, derisa e futën në një magazinë, ku dhe u kërcënua që të tregonte vjedhjen”. Por i riu nuk ka pranuar asgjë. “Pasi nuk pranova E., më qëlloi me shkelm dhe më pas më mori telefonin dhe çelësat e automjetit personal”.

Sipas denoncuesit, ai i kishte orientuar “të njohurit” që për vjedhjen që u kishte ndodhur, të shkonin në polici e të kallëzonin. Sapo policia është vënë në dijeni, thotë se shkoi në shtëpinë e XH.K., për të pyetur, por ky person ka këmbëngulur se shtëpinë ia kishte vjedhur i riu R.F. U morën dhe u shoqëruan në komisariat raporton specialisti i zonës në fashikull, ku secili ka treguar veprimet hetimore që kishin kryer.

“Këqyra kamerat e sigurisë në një servis afër banesës dhe pamë një person të ngjashëm me R.F. Duke qenë se atë ditë isha pushim, u interesova në rrethin tim shoqëror, duke iu treguar videot e marra rrethit shoqëror, arritëm në konkluzionin se autor i vjedhjes ishte shtetasi R.F.,” thotë i riu E.H.

Policia thotë se nga të dhënat operative, vjedhjen e banesës nuk e ka kryer R.F. Por familja e dëmtuar është e bindur që i riu hyri fshehtas në shtëpi dhe u mori mbi 1 milion lekë, ndaj për ta bindur që të pranonte ngjarjen, ata e kanë mbajtur sipas policisë gati 30 deri në 40 minuta.

Policia i thotë Gazetasi.al, se njëri nga të dyshuarit për heqje të paligjshme të lirisë, u paraqit në komisariat për të treguar se ia kishte marrë ai çelësin e makinës dhe telefonin shtetasit me mbiemër F. Po ashtu, vullnetarisht ka pranuar ngjarjen edhe i dyshuari tjetër, që insiston se hajdutët i rrezikuan jetën e familjes.

Të dy ata u prangosën për heqje të padrejtë e lirisë, kanosje dhe dëmtime me dashje./Gazeta Si

Previous Post

Presidenti Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës

Next Post

Meta tregon a e mbështet nismën e ish-kryeministrit për rithemelimin e PD-së

Next Post

Meta tregon a e mbështet nismën e ish-kryeministrit për rithemelimin e PD-së

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Grup i armatosur sulmon dy furgonë transporti në Itali në një tentativë të jashtëzakonshme grabitjeje.

Grup i armatosur sulmon dy furgonë transporti në Itali në një tentativë të jashtëzakonshme grabitjeje.

October 27, 2025
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

October 27, 2025
Raportimi i fundit i drejtorit të SPAK, Rakipllari, para Kuvendit: Dumanit i është dhënë një mandat historik, me hetimin e niveleve të larta politike për herë të parë.

Raportimi i fundit i drejtorit të SPAK, Rakipllari, para Kuvendit: Dumanit i është dhënë një mandat historik, me hetimin e niveleve të larta politike për herë të parë.

October 27, 2025
Ekskluzive: Volejbollistja pohon se është 100% femër, shprehet e emocionuar në Top Story: Më shkatërruan jetën

Lajmi Fundit

Grup i armatosur sulmon dy furgonë transporti në Itali në një tentativë të jashtëzakonshme grabitjeje.

by timoni.al
October 27, 2025
0

Një tentativë e guximshme grabitjeje ka tronditur Italinë, kur një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin...

Read moreDetails
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

October 27, 2025
Raportimi i fundit i drejtorit të SPAK, Rakipllari, para Kuvendit: Dumanit i është dhënë një mandat historik, me hetimin e niveleve të larta politike për herë të parë.

Raportimi i fundit i drejtorit të SPAK, Rakipllari, para Kuvendit: Dumanit i është dhënë një mandat historik, me hetimin e niveleve të larta politike për herë të parë.

October 27, 2025
Ekskluzive: Volejbollistja pohon se është 100% femër, shprehet e emocionuar në Top Story: Më shkatërruan jetën

Ekskluzive: Volejbollistja pohon se është 100% femër, shprehet e emocionuar në Top Story: Më shkatërruan jetën

October 27, 2025
Ruben Saraiva paraqitet në gjykatë i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, ndërsa familjarët e Edmond Haxhisë japin dëshmi: Nuk e dimë vendndodhjen e tij.

Ruben Saraiva paraqitet në gjykatë nën akuzën për vrasjen e Ardian Nikulajt, ndërsa familjarët e Edmond Haxhisë japin dëshminë e tyre: Nuk e dimë se në cilin qytet jeton në Angli.

October 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Grup i armatosur sulmon dy furgonë transporti në Itali në një tentativë të jashtëzakonshme grabitjeje.

Grup i armatosur sulmon dy furgonë transporti në Itali në një tentativë të jashtëzakonshme grabitjeje.

October 27, 2025
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkakton shkatërrime në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit nën rrënoja

October 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al