Sunday, September 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Respektojeni verdiktin e Speciales, nuk është përfundimtar

timoni.al by timoni.al
September 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Katër ish-përfaqësues të UÇK-së japin sot deklaratat e tyre përfundimtare në gjyqin në Hagë.
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me vendimin që pritet të shpallet për katër ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke i bërë thirrje shteteve dhe palëve të tregohen të përmbajtur dhe të respektojnë procedurat gjyqësore dhe aktgjykimin. Reagimi për Gazeta Express thekson nevojën për respektim të vendimit që do të merret ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa përmendet se në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë u bë thirrje për respektim të procedurave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

BE-ja rikujton mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara si një institucion gjyqësor të pavarur dhe thekson se ai është themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015. Sipas Bashkimit Europian, Parlamenti i Kosovës, përmes një amendamenti kushtetues, autorizoi zhvendosjen e procedurave në Hagë për të garantuar procese gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe të drejta lidhur me pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas konfliktit. BE-ja nënvizon gjithashtu se aktgjykimi i 16 shtatorit nuk përbën fund të procesit dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët, siç është praktika në procedurat e tjera gjyqësore.

Në reagim është theksuar se puna e Dhomave të Specializuara është e rëndësishme për promovimin e llogaridhënies dhe për njohjen e përvojave të viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Ndërkaq, në Prishtinë përkatësisht sot është organizuar një marsh paqësor në mbrojtje të katër ish-krerëve, i cili nis në ora 14:00 dhe ku pritet të marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Kosova me kërkesën për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Procesi i Speciales në Hagë ka hasur kritika nga Kosova, ku institucione e individë e kanë quajtur atë të njëanshme. Aktakuza e Prokurorit të Specializuar përmban 10 pika ndaj katërshes — gjashtë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte — dhe ZPS kishte kërkuar më herët dënime prej 45 vjet burgim. Specialja u formua në vitin 2015 dhe nisi të funksionojë në vitet 2016–2017 pas shkëmbimeve të letrave Kosovë–BE, ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Hollandën për zhvendosjen e Dhomave atje.

Previous Post

Sylvinho dhe e kaluara blaugrana: ish trajneri i Kombëtares Shqiptare tregon të pathënat e karrierës te Barcelona

Next Post

Pak muaj para Euro 2027 për 21-vjeçarët, UEFA inspekton stadiumet në Shqipëri

Next Post
Pak muaj para Euro 2027 për 21-vjeçarët, UEFA inspekton stadiumet në Shqipëri

Pak muaj para Euro 2027 për 21-vjeçarët, UEFA inspekton stadiumet në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al