Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Baton Haxhiu: Edi Rama, shpëtimtari i Kosovës në këtë moment. I dha Kurtit 72 orë frymëmarrje politike

Editor by Editor
June 14, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Rajoni
0
Baton Haxhiu: Edi Rama, shpëtimtari i Kosovës në këtë moment. I dha Kurtit 72 orë frymëmarrje politike
0
SHARES
147
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Baton Haxhiu gjykon se kryeministri Edi Rama i ka dhënë homologut të Kosovës Albin Kurti 72 orë frymëmarrje politike përpara se BE dhe SHBA të aplikojnë sanksionet nëse nuk qetësohet situata në veri të Kosovës.

Në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, Baton Haxhiu u shpreh se Kosova dhe kryeministri Kurti janë aktualisht përpara sanksioneve.

“Ka 2-3 ditë që ka komunikim mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit. Dhe kjo që deshi z. Rama edhe kur e propozoi draftin, deshi frymëmarrje politike për Albin Kurtin. Kjo frymëmarrje politike i dha atij 72 orë që të përqafojë deskalimin e cila është A-ja e asaj që ai duhet të ndërmarrë.

Z. Kurti dhe Kosova janë para sanksioneve dhe sanksionet janë gati të shkruara, së pari vijnë nga BE dhe pastaj nga SHBA. Ekzistojnë të gjitha të shkruara. Vetëm pritet momenti që të hyjnë në fuqi. Problemi kryesor për ata të cilët e dinë që janë sanksione, ato vështirë të kthehen mbrapsht dhe qëndrojnë për një kihë të gjatë.

E para, për të ndërgjegjësuar qeverinë, e dyta për të vetëdijësuar qytetarët se kë duhet të votojnë, e treta tregon për shqiptarët e Kosovës se në një moment politik të saj janë mosmirënjohës për atë që bashkësia ndërkombëtare ka bërë. Ky moment i takon dhe krejt Kosovës. A duhet të sanksionohet Kurti si Kryeministër”.

Baton Haxhiu beson se Edi Rama është aktualisht i vetmi person që mund të shpëtojë, sipas tij, Kosovën në këtë situatë që ndodhet.

Sipas Haxhiut, vendimi i Ramës për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë është marrë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Nuk bëhet asnjë gjë pa konsultimin ndërkombëtar. Rama ka 2 adresa, një SHBA dhe dy Brukseli. Sot në orët e paradites ka bashkëbiseduar me Borrell për të fituar kohë me z.Kurti. I vetmi shpëtimtar në këtë moment i shqiptarëve të Kosovës, është Edi Rama. Në këtë moment është shpëtimtari i vetëm për arsye se nuk ka adresë Kosova tjetër. Nuk ka më dialog. Ka vetëm nënshkrim”, u shpreh Baton Haxhiu.

Previous Post

Parashikimi i motit, edhe sot reshje shiu dhe temperatura të larta

Next Post

Sarandë, gjendet një velierë e braktisur në det të hapur

Next Post
Sarandë, gjendet një velierë e braktisur në det të hapur

Sarandë, gjendet një velierë e braktisur në det të hapur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al