Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi publikon dokumentin: Balluku favorizoi kompanitë private, dëm prej 180 milion euro

Editor by Editor
October 25, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Bardhi publikon dokumentin: Balluku favorizoi kompanitë private, dëm prej 180 milion euro
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi dokumente në rrjetet sociale që, sipas tij, tregojnë se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, shmangu Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private.

Bardhi akuzon se kjo ka shkaktuar një dëm prej 180 milion euro për buxhetin e shtetit dhe e cilëson këtë veprim si një krim shtetëror dhe një aferë që e dëmton popullin. Ai thekson se Balluku ka lejuar blerjen e energjisë jashtë Bursës në shkelje të ligjit.

Deklarata e Bardhit:

Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.

Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

Previous Post

SONDAZHI/ Arrestimet e SPAK, rritet besimi qytetar te institucioni i drejtësisë

Next Post

Çamçakëzi që përgjum fëmijët, policia: po ushtrojmë kontrolle

Next Post
Çamçakëzi që përgjum fëmijët, policia: po ushtrojmë kontrolle

Çamçakëzi që përgjum fëmijët, policia: po ushtrojmë kontrolle

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al