Monday, October 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Barcelona, Flick dhe përballja me PSG: Do doja që skuadra ime të luante me besim e guxim

timoni.al by timoni.al
October 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Barcelona, Flick dhe përballja me PSG: Do doja që skuadra ime të luante me besim e guxim
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e kësaj të marte Barcelona do të luajë ndaj Paris Saint Germain në një sfidë që pritet të jetë spektakolare, e cila do të zhvillohet në Parkun e Princave. Para kësaj ndeshjeje trajneri Hansi Flick dha mesazhin e tij për mënyrën si kërkon që skuadra të paraqitet dhe recetën për të mundur kampionët e Evropës në fuqi.

Flick theksoi se dëshira e tij është që ekipi të tregojë besim, guxim dhe unitet: “Dua që skuadra ime të luajë me besim, guxim dhe të bashkuar si skuartë, siç kemi bërë në 11 ndeshjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimësisë së performancës së shfaqur kohët e fundit. Trajneri kujtoi edhe vështirësinë e kundërshtarit, duke theksuar se po përballen me “një prej skuadrave më të mira,” e cila është “kampionia e dy sezoneve të fundit,” dhe shpjegoi se mënyra e lojës së Barcelonës do të tregojë nivelin e ekipit: “Pas kësaj ndeshjeje do të dimë më shumë.”

Në përgjigje të pyetjeve për aspektin e presingut dhe strategjinë në fushë, Flick sqaroi se luajtja me një linjë të avancuar përmban rreziqe, por theksi është te reagimi i skuadrës kur humbet topin. Ai vuri në dukje rëndësinë e mënyrës si ekipi ushtron presionin, si mban distancat dhe si funksionon organizimi ofensiv kur luan më përpara: “Gjithnjë është një rrezik kur luan në një linjë të avancuar, por çështja është te mënyra sesi reagojmë dhe ushtrojmë presion kur humbim topin, si të mbajmë distancat dhe nëse i bëjmë mirë të luajturit në linjë të avancuar ka shumë force.”

Flick përmendi edhe bilancin në fazën sulmuese dhe mbrojtëse, duke theksuar se skuadra ka pësuar pak, por gjithashtu ka shënuar shumë gola: “Kemi mbajtur portën të paprekur në vetëm një rast, por kemi shënuar edhe shumë gola,” vijoi ai. Deklaratat e tij u dhanë në prag të një ndeshjeje ku pritet të shihet mënyra se si do të funksionojë ekipi kundër një kundërshtari me tituj të fundit europianë. Gjithçka u raportua nga Top Channel.

Previous Post

Protestat rrezikojnë ndeshjen PSG–Barcelona? Ministri i Brendshëm francez: Gjithçka do të vazhdojë normalisht

Next Post

Fiks Fare/ Pamje horror nga konviktet e Qytetit Studenti: dyshekë me njolla, krevate e dollapë të prishur, lagështirë

Next Post
Fiks Fare/ Pamje horror nga konviktet e Qytetit Studenti: dyshekë me njolla, krevate e dollapë të prishur, lagështirë

Fiks Fare/ Pamje horror nga konviktet e Qytetit Studenti: dyshekë me njolla, krevate e dollapë të prishur, lagështirë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al