Ditën e premte te Barcelona u përcaktuan pesë kapitenët për sezonin 2026/27, një proces që solli ndryshime të dukshme në krahasim me sezonin e kaluar, me hyrje të reja, ndryshim hierarkish dhe largime të rëndësishme. Sipas mediave ‘Mundo Deportivo’ dhe AS, dy nga kapitenët nuk iu nënshtruan votimit, por u zgjodhën drejtpërdrejt nga trajneri Hansi Flick: Raphinha dhe Pedri do të jenë dy kapitenët e parë të skuadrës. Tre vendet e tjera u vendosën me votë, pasi lojtarët ishin paraqitur si kandidatë: Eric Garcia, Frenkie De Jong dhe Lamine Yamal.
Përbërja e re thekson praninë e një futbollisti të ri brenda pesëshes së kapitenëve dhe një lëvizje të rëndësishme në hierarki të mesfushorit holandez; De Jong kalon nga pozicioni i dytë në të katërtin. Raphinha dhe Pedri ishin gjithashtu kandidatë për kapitenë edhe sezonin e kaluar, ndërsa prania e Eric Garcia konsiderohej thuajse e sigurt për këtë sezon për shkak të rolit të tij në lidership dhe autoritetit brenda grupit.
Nga lista e pretendentëve mbeti jashtë Gavi, i cili shihej si një prej favoritëve për të qenë pjesë e pesëshes së kapitenëve. De Jong konsiderohet se ka humbur më shumë terren në procesin e votimit, ndër të tjera për shkak të shqetësimeve rreth dëmtimit në gjurin e djathtë dhe mundësisë së ndërhyrjes kirurgjikale, faktorë që sipas raportimeve nuk e favorizuan në garën për shiritin e kapitenit.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm krahasuar me sezonin e kaluar është mungesa e Ronald Araujo në grupin e kapitenëve; ai ishte shpallur një prej kapitenëve pas largimit të Marc Andre Ter Stegen, por transferimi i Araujo te Liverpool hapi mundësi për një grup të ri futbollistësh që të marrin shiritin e kapitenit. Qëllimi i klubit për këtë sezon është përcaktuar përmes kombinimit të zgjedhjeve të trajnerit dhe votave të lojtarëve.

