Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku në SPAK, pse e “qepën gojën” Top Channel, TV Klan dhe shumë media të tjera?!

Editor by Editor
October 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Balluku në SPAK, pse e “qepën gojën” Top Channel, TV Klan dhe shumë media të tjera?!
0
SHARES
289
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një heshtje e rëndë ka pllakosur redaksitë shqiptare sot. Nga “analistët” e mëngjesit tek “opinionistët” e darkës, nga portalet që bënin lajme për “mbretëreshën Belindë” e deri te faqet e memeve, të gjithë janë në zi.

Një pjesë e mirë e ekosistemit mediatik që për vite kishte jetuar me “oksigjenin” e fushatave të saj, ka mbetur pa frymë. Nga portalet që lavdëronin çdo inaugurim kablli si “projekt transformues”, te faqet që e shndërruan në “ikonë të humorit të butë qeveritar”, të gjithë duket se po ndiejnë mungesën.

Thuhet se shuma të konsiderueshme reklamash e “bashkëpunimesh” përfshinin jo vetëm mediat tradicionale, por edhe ato të rejat, madje edhe faqe memesh, të cilat prej kohësh kishin kaluar nga ironia ndaj politikës në shërbim të pushtetit. Sot, ato faqe qajnë me postime të zymta: pa burim, pa buxhet, pa “Belindë”.

Në Tiranë, disa kujtojnë se ky model nuk lindi me Ballukun. Erion Veliaj, i njohur për marrëdhënien e ngrohtë me “opinionbërësit me kontratë”, e kishte kthyer këtë praktikë në industri të përpunuar, ku çdo kritikë fshihej pas ndonjë tenderi për “komunikim publik”. Balluku thjesht e përsosi më tej “artin”, duke e zgjeruar edhe më tej.

Në fund, mbetet pyetja që askush s’guxon ta bëjë me zë të lartë: kush do t’i blejë tani mediat? Sepse sot, me emrin e saj në listat e hetimeve, shumë redaksi janë përballë një realiteti të frikshëm. Nëse SPAK vazhdon kështu, kush do t’i dërgojë më “artikujt me porosi”? Sepse pa Ballukun e Veliajn, gazetaria shqiptare rrezikon të bëhet… e lirë. Dhe kjo, për shumëkënd, është tragjedi./JOQ

Previous Post

Franca do të furnizojë Ukrainën me raketat kundërajrore Aster dhe aeroplanë Mirage në kuadër të luftës në Ukrainë.

Next Post

Raport tronditës: 4,400 individë kanë përjetuar abuzim nga priftërinjtë në Itali.

Next Post
Raport tronditës: 4,400 individë kanë përjetuar abuzim nga priftërinjtë në Itali.

Raport tronditës: 4,400 individë kanë përjetuar abuzim nga priftërinjtë në Itali.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al