Saturday, November 1, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku anulon koncensionin Milot-Balldre, përjashtohen nga gara Bashkim Ulaj dhe Salillari. Gati ta marr Rrok Gjoka

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Balluku anulon koncensionin Milot-Balldre, përjashtohen nga gara Bashkim Ulaj dhe Salillari. Gati ta marr Rrok Gjoka
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të anulojë procedurën për dhënien me koncesion të ndërtimit të autostradës Milot–Balldrenë, një segment kyç i Korridorit Adriatiko-Jonian.

Sipas njoftimit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, procedura u anuluar për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kushtet e kërkuara. Operatorët ekonomikë janë njoftuar për këtë vendim më 19 qershor.

Ftesa për koncesion u shpall në dhjetor të vitit të kaluar dhe procedura përfundoi më 10 mars, me katër kompani pjesëmarrëse: Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M. Pas disa muajsh shqyrtim, ministrja Belinda Balluku vendosi ta anulojë garën, duke e rikthyer projektin në pikën zero.

Segmenti Milot–Balldrenë, me gjatësi rreth 17 kilometra, është pjesë e asaj që konsiderohet si “Korridori Blu” dhe do të lidhë Milotin me rrugën Tiranë–Shkodër në Balldrenë, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen drejt plazheve veriore dhe portit të Shëngjinit. Rruga ekzistuese, që kalon nëpër qytetin e Lezhës, vuan nga trafik i rënduar dhe kohë të gjata udhëtimi, sidomos gjatë sezonit turistik.

Autostrada e re ishte konceptuar si një rrugë e kategorisë “A” me dy korsi për secilin drejtim, tunel me dy tuba, vepra arti mbi lumenjtë Mat dhe Drin, dhe sisteme të automatizuara për tarifimin dhe menaxhimin e trafikut.

Kjo është përpjekja e dytë e dështuar për të ndërtuar këtë aks përmes koncesionit. E para ndodhi në vitin 2018, kur qeveria kishte shpallur fituese kompaninë A.N.K përmes modelit të Partneritetit Publik Privat (PPP), ku kompania do të ndërtonte rrugën me fondet e saj dhe do të shlyhej nga buxheti i shtetit në një periudhë 13-vjeçare. Por projekti dështoi pasi kompania nuk siguroi financimin e nevojshëm.

Në përpjekjen e dytë, qeveria ndryshoi modelin, duke kaluar në një skemë koncesioni me tarifë kalimi për qytetarët dhe një kontratë 35-vjeçare. Sipas projektit, investimi i privatit përfshinte 182.5 milionë euro për ndërtimin dhe 365 milionë euro në total për gjithë periudhën. Por edhe kjo tentativë nuk u finalizua.

Anulimi i procedurës e lë sërish të pasigurt fatin e këtij segmenti strategjik për infrastrukturën rrugore në veri të vendit. Deri tani, Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë të ditur nëse do të rihapë një tjetër tender apo do të ndryshojë qasjen për ndërtimin e autostradës Milot–Balldrenë.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment vijon të mbetet i ngarkuar, veçanërisht gjatë muajve të verës, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për ndërhyrje në infrastrukturë.

Previous Post

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus

Next Post

Mbledhje në Bashkinë e Lushnjes, drejtorëve dhe kryetarëve të njësive u kërkohet të japin dorëheqjen

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Julian Alvarez rikthen shpresat me golin e tij, Atletico Madrid triumfon përballë Sevillës.

Julian Alvarez rikthen shpresat me golin e tij, Atletico Madrid triumfon përballë Sevillës.

November 1, 2025
Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

Nesër do të zhvillohen homazhe për Fatos Nanon, ku Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim. Është e pritshme që disa përfaqësues të opozitës të jenë të pranishëm.

November 1, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT/ Vëllai i deputetit të PD dhe dy individë të tjerë akuzohen për rrëmbimin dhe dhunimin e një personi; Ilir Proda merr vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Korçës.

November 1, 2025
11 të vdekur nga përgjigjja e Ukrainës ndaj agresionit rus, Zelensky: Situata është e vështirë

KRYESORE

Julian Alvarez rikthen shpresat me golin e tij, Atletico Madrid triumfon përballë Sevillës.

by timoni.al
November 1, 2025
0

Atletico Madrid shënoi një fitore të rëndësishme në javën e 11 të Ligës Spanjolle, duke mposhtur Sevillan me rezultatin 3-0,...

Read moreDetails
Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

Nesër do të zhvillohen homazhe për Fatos Nanon, ku Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim. Është e pritshme që disa përfaqësues të opozitës të jenë të pranishëm.

November 1, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT/ Vëllai i deputetit të PD dhe dy individë të tjerë akuzohen për rrëmbimin dhe dhunimin e një personi; Ilir Proda merr vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Korçës.

November 1, 2025
11 të vdekur nga përgjigjja e Ukrainës ndaj agresionit rus, Zelensky: Situata është e vështirë

11 të vdekur nga përgjigjja e Ukrainës ndaj agresionit rus, Zelensky: Situata është e vështirë

November 1, 2025
Arbër Hoxha bën një paraqitje të shkëlqyer me Dinamon e Zagrebit, duke shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Rijekës në Kroaci.

Arbër Hoxha bën një paraqitje të shkëlqyer me Dinamon e Zagrebit, duke shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Rijekës në Kroaci.

November 1, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Julian Alvarez rikthen shpresat me golin e tij, Atletico Madrid triumfon përballë Sevillës.

Julian Alvarez rikthen shpresat me golin e tij, Atletico Madrid triumfon përballë Sevillës.

November 1, 2025
Vdes ish-kryeministri Nano, deputetët e Partisë Socialiste reagojnë: Një figurë e njohur për sfidat dhe vendimet e rëndësishme.

Nesër do të zhvillohen homazhe për Fatos Nanon, ku Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim. Është e pritshme që disa përfaqësues të opozitës të jenë të pranishëm.

November 1, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al