Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10mln fuçi naftë përditë drejt tregjeve globale, korridori sekret

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in AKTUALITET
0
Axion zbulon operacionin e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit: 10mln fuçi naftë përditë drejt tregjeve globale, korridori sekret
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA-ja ka krijuar në heshtje një korridor detar në Ngushticën e Hormuzit për të transportuar miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për Axios, operacioni zhvillohet prej disa javësh dhe synon të mbajë të hapur rrjedhën e eksporteve ndërsa negociatat me Teheranin mbeten të bllokuara. Detajet e plota të operacionit nuk janë bërë publike.

Zyrtarët thonë se çdo natë rreth 15 deri në 20 anije cisternë kalojnë nëpër një korridor të posaçëm detar në pjesën jugore të Ngushticës, përgjatë bregdetit të Omanit. Aktualisht përmes këtij korridori po transportohen rreth 10 milionë fuçi naftë në ditë, shifër që përfaqëson afërsisht gjysmën e volumit që qarkullonte përmes Ngushticës para luftës. Mesatarja ditore po rritet dhe në disa net sasia ka arritur 15 deri në 20 milionë fuçi. Sipas Axios, në një nga netët e fundit më shumë se 20 anije ishin planifikuar të kalonin, me rreth 15 milionë fuçi që potencialisht do të dërgoheshin drejt tregjeve ndërkombëtare.

Operacioni amerikan përfshin jo vetëm shoqërimin e cisternave të ngarkuara, por edhe koordinimin e lëvizjes së cisternave bosh që hyjnë në Gjirin Persik nga Deti Arabik përmes Ngushticës së Hormuzit. Këto anije marrin ngarkesat në portet e vendeve të rajonit dhe më pas kthehen përmes të njëjtit korridor drejt tregjeve ndërkombëtare.

Një zyrtar amerikan i njohur me operacionin deklaroi: “Ne kemi kontrolluar korridorin jugor të Ngushticës së Hormuzit për dy muaj. Garda Revolucionare mund të shkaktojë probleme, por nuk e kontrollon Ngushticën. Ne e kontrollojmë atë.” Zyrtarët përsëritën se gjatë dy javëve të fundit 15 deri në 20 cisterna kanë kaluar çdo natë përmes korridorit, duke mbajtur në lëvizje eksportet e naftës.

Presidenti Donald Trump i tha Axios se “një sasi e madhe nafte po del nga Ngushtica e Hormuzit” dhe se SHBA-ja nuk po negocion aktualisht me Iranin, duke shtuar: “Ata po humbasin kohë. Është humbje kohe të negociarosh me ta.” Ai gjithashtu vuri në dukje se iranianët “ende kanë njëfarë fuqie luftarake”, por sipas tij janë “një hije e vetes së tyre të mëparshme”.

Previous Post

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, i moshuari me shkop i hakërrehet kryetarit; mazhoranca braktis sallën

Next Post

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë

Next Post
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al