Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Avokati Radovan Çela u vetëdorëzua sot, çfarë është dosja “Zarka”?

Editor by Editor
March 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Avokati Radovan Çela u vetëdorëzua sot, çfarë është dosja “Zarka”?
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Avokati Radovan Çela i shpallur në kërkim për dosjen “Zarka” është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Tiranës. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht vetëdorëzimin e avokatit Çela, ku akuzohet për korrupsion të gjyqtarëve dhe ndikim i paligjshëm.

Por çfarë është dosja Zarka?

Aurel Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

Previous Post

EMRI+FOTO/ Gjykata britanike bllokon deportimin e shqiptarit të dënuar për drogë, shkak vajza e tij 4-vjeçare: Fëmija do të ngelte pa modelin atëror

Next Post

Inzaghi elozhe Asllanit: Kurrë s’kam pasur dyshime, bëri një ndeshje të shkëlqyer

Next Post
Inzaghi elozhe Asllanit: Kurrë s’kam pasur dyshime, bëri një ndeshje të shkëlqyer

Inzaghi elozhe Asllanit: Kurrë s'kam pasur dyshime, bëri një ndeshje të shkëlqyer

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al