Monday, November 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Autori hyn në bankë, mbyll derën, i vë pistoletën rojës pas shpine; pamjet grabitjes në Tiranë, klientja terrorizohet

timoni.al by timoni.al
November 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Autori hyn në bankë, mbyll derën, i vë pistoletën rojës pas shpine; pamjet grabitjes në Tiranë, klientja terrorizohet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi rezultatet e disa operacioneve, përfshirë arrestimin e grabitësit të një banke te Komuna e Parisit një javë më parë. Policia bëri me dije zbardhjen e dy grabitjeve me armë zjarri në filialet e dy bankave në Tiranë, të dyshuara të kryera nga i njëjti autor, si dhe arrestimin e një shtetasi grek për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Në njoftim përmendet emri Robert Duka, 50 vjeç, dhe më tej identifikimi si R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës, të kryera më datat 02.06.2026 dhe 02.11.2026.

Policia publikoi edhe pamje nga brenda një banke që tregojnë momentin kur Duka hyn dhe kërcënon me armë punonjësit për të marrë paratë. Hetimet u zhvilluan me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, duke përdorur sisteme teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit dhe analizimin e veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 8 200 euro, veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe dy aparate celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas. Në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si Cannabis sativa. Pas hetimeve u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes. Ai u lokalizua dhe u arrestua në rrugën e Durrësit në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua si provë materiale.

Gjithashtu, strukturat hetimore njoftuan se dje u kapën dhe u ndaluan tre shtetas me masë sigurie “Arrest me burg”: O.K., 29 vjeç; G.S., 28 vjeç; dhe S.H., 20 vjeç.

Previous Post

Kombëtarja nuk është vetëm e lojtarëve — Maran ua bën tifozëve një surprizë të bukur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al