Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Automjeti ndahet në dysh!” Tentoi t’i shpëtonte patrullave të policisë, aksidentohet dhe humb jetën në Itali 23-vjeçari shqiptar

Editor by Editor
July 15, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Automjeti ndahet në dysh!” Tentoi t’i shpëtonte patrullave të policisë, aksidentohet dhe humb jetën në Itali 23-vjeçari shqiptar
0
SHARES
77
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALIA- Një aksident fatal ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në Treviso ku një 23-vjeçar, Kevin Anghel, banor i Pordenones dhe me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës ndërsa përpiqej t’i shmangej një patrulle karabinierësh.

Mediat italiane shkruajnë se i riu, i cili drejtonte një Alfa Romeo Brera, përshpejtoi menjëherë sapo vuri re pikën e kontrollit të karabinierëve. Edhe pse forcat e rendit nuk e ndoqën drejtpërdrejt, duke qenë se e njihnin dhe raportuan automjetin në qendrën operative, aksidenti ndodhi pak minuta më vonë.

Bëhet me dije se makina rrëshqiti me shpejtësi të lartë dhe u përplas me dy pemë anës rrugës, duke u ndarë në dy pjesë nga forca e përplasjes. Copa të automjetit u shpërndanë në një perimetër të gjerë dhe një pjesë goditi edhe një furgon që po kalonte aty pranë.

Në media shkruhet se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe Kevini ishte ende gjallë, por i bllokuar në rrënoja. Fatkeqësisht, 23-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Oderzos, për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se gjatë ndërhyrjes, karabinierët gjetën disa blloqe kanabisi të shpërndara në asfalt, të cilat besohet se ishin brenda makinës dhe u hodhën jashtë pas përplasjes. 

Previous Post

SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan, Ahmet Mashën e Altin Hajrin

Next Post

Do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Next Post
Do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Do jeni në humor të shkëlqyer dhe gati për të eksperimentuar, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al