Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në zonën e Ishull‑Shëngjinit. Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe, për të shmangur trafikun, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës. Në momentin e ngjarjes, një automjet tjetër po lëvizte përballë; në përpjekje për të shmangur përplasjen, shoferi i autobusit ka devijuar duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal. Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime. Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale. Top Channel

