Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati në Selitë, Zamir Kalemi rrëfen dinamikën e ngjarjes, zonat ku ka lëvizur dhe…

Editor by Editor
January 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
FOTO/ Ky është 35-vjeçari që u qëllua në Tiranë, kush donte ta vriste? PISTAT
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia paraprake e Zamir Kalemit që mbeti i plagosur nga një atentat të premten e kaluar, ka dhënë indicie me vlerë për grupin hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes. 35-vjeçari u pyet paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.

Burime konfirmojnë se Kalemi nuk ka përmendur emër apo emra konkret, por ka dhënë indicie me vlerë për policinë që të shkojë drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar.

Nisur nga kjo shërbimet e departamentit të krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve por edhe për dhënien e ndihmës për tu larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.

Previous Post

I riu humbi jetën pas tërmetit, rrëfehen të afërmit: Nipi ka qenë i sëmurë

Next Post

Penalltia e Palmer shpëton Chelsea, Broja ne hije

Next Post
Penalltia e Palmer shpëton Chelsea, Broja ne hije

Penalltia e Palmer shpëton Chelsea, Broja ne hije

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al