Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati ndaj Xhevdet Plakut/ I përfshirë dhe Fatjon Dervishi?

Editor by Editor
December 25, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Atentati ndaj Xhevdet Plakut/ I përfshirë dhe Fatjon Dervishi?
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në atentatin e dështuar ndaj Xhevdet Plakut në Shijak mund të jetë i përfsirë dhe Fatjon Dërvishi, i vrarë në shtator të këtij viti në Sukth. Detajet e reja kanë dalë në dritë pas hetimeve të thelluara të autoriteteve holandeze. Ishin disa përgjime ambientale që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së Dërvisht dhe atentatin e dështuar ndaj Xhevdet Plakut. Në disa përgjime mes Dejvi Gjermenit dhe Fatjon Dervishit që njihej edhe me emrin Toqja, Dërvishi thotë se për të vrarë Xhevdet Plakun është shumë e vështirë.

Po në këto përgjime dëgjohet se Fatjon Dërevishi kishte dhe vetë të vinte në Shqipëri pasi i druhej një atentati të mundshëm ndaj tij. Por nuk mundi të ruhej aq sa duhet, pasi u ekzekutua me breshëri automatiku më 27 shtator të këtij viti. Në bisedat e zhvilluara me Dejvi Gjermanin, ai kishte deklaruar se Xhevdet Plaku kishte shpërndarë njerëzve të tij fotot e personave që i konsideronte si kundërshtarë, mes tyre Algert dhe Rexhep Rapin. Këta të fundit kishin porosituar dhe atentatin ndaj tij.

Në një tjetër episod të përgjimeve, që ndodhën në dosjen e prokurorisë, Fatjon Dervishi tregon se i kishte propozuar Algert Rapit që ai të vriste vëllain e Xhevdet Plakut për shkak se nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm, ndërsa gjate ceremonisë mortore Fatjon Dervishi do të vriste Xhevdet Plakun. Por dështoi.

Xhevdet Plaku ishte shënjestra për t’u eleminuar nga grupi i Rexhep Arapit. Personazhi i njohur i botës së krimit, i njohur gjithashtu me nofkën “Kep Arapi” ka kërkuar ndihmën e Dedan Gjonit, punonjës asokohe në Komisariatin e Shijakut. Ky i fundit sipas përgjimeve të Sky Ecc të zbërthyer nga SPAK, i ka dërguar Kep Arapit aka Rexhep Arapi foton dhe orën në të cilën Plaku do largohej nga komisariati i Shijakut për ta nxjerrë në pritë.

Vrasja e planifikuar, u anulua më pas nga grupi i Rexhepit, ngjarje e cila është dokumentuar dhe nga SPAK i cili ka prangosur ‘të fortin e Sukthit’ si dhe ka kërkuar masë sigurie të dytë për Dedan Gjonin, oficerin e policisë tashmë të prangosur për një tjetër çështje të ngjashme të zbardhur nga Struktura e Posaçme e Hetimit. Xhevdet Plaku është po ashtu një person me precedentë penalë pasi është i dënuar më parë për vrasje dhe për trafik të lëndëve narkotike.

Previous Post

Zjarri në Lushnjë, kreu i Urgjencës Kombëtare: 40 të shtruar në spital, mes tyre 3 fëmijë

Next Post

3 herë tritol në shtëpi, i penduari i SPAK: Nipi i Turkut i ka 30,000€ borxh Laertit

Next Post
3 herë tritol në shtëpi, i penduari i SPAK: Nipi i Turkut i ka 30,000€ borxh Laertit

3 herë tritol në shtëpi, i penduari i SPAK: Nipi i Turkut i ka 30,000€ borxh Laertit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al