Saturday, July 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje; një pistë lidhet me plagosjen e oficerit ditën e kaluar

timoni.al by timoni.al
July 18, 2026
in LAJME
0
Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje; një pistë lidhet me plagosjen e oficerit ditën e kaluar
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë tregojnë për disa pista që po verifikohen nga policia. Burime pranë grupit hetimor thanë për Top Channel se një nga pistat është edhe një lidhje e mundshme me dhunimin e oficerit Mihal Velço, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Sipas të dhënave të hetimit, autorët, të maskuar dhe me skafandra, u larguan nga vendngjarja drejt zonës së plazheve ku përfundon rruga “Mithat Hoxha”. Dyshohet se ata mund të jenë larguar më pas me skaf. Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet gjatë gjithë natës dhe kërkimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

I plagosuri Thimjo Rubati është transportuar për trajtim më të specializuar në spitalin e Janinës. Më parë ai mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë edhe gjak. Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari ka qenë në gjendje të vetëdijshme pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk i njihte personat që e qëlluan.

Policia vazhdon hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe përcaktimin e motivit të sulmit. Kontrollimet në terren dhe operacionet për gjetjen e autorëve po zhvillohen në zonën bregdetare përreth vendit të ngjarjes, me fokus drejt itinerarit ku dyshohet se janë larguar sulmuesit. Hetuesit po shqyrtojnë lidhjet e mundshme mes ngjarjeve të fundit në Sarandë, duke përfshirë edhe incidentin me oficerin Velço, për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje motive apo bashkëveprimi midis autorëve dhe viktimave.

Hetimet mbeten në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po përpiqen të mbledhin prova dhe dëshmi për të vërtetuar pistat e hetimit dhe për të arritur në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Previous Post

Në ditët e nxehta fshati Morin në Kukës mbetet pa ujë, banorët riparojnë vetë ujësjellësin

Next Post

Kim Jong Un nuk është më idhulli i tyre; muzika jugkoreane sfidon izolimin, koreano-veriorët zbulojnë K-Pop

Next Post
Kim Jong Un nuk është më idhulli i tyre; muzika jugkoreane sfidon izolimin, koreano-veriorët zbulojnë K-Pop

Kim Jong Un nuk është më idhulli i tyre; muzika jugkoreane sfidon izolimin, koreano-veriorët zbulojnë K-Pop

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al