Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Atentati ndaj Sadikajt/ Zbulohet e shkuara kriminale e nënës së tij, shfrytëzonte lokalin për prostitucion! E ndihmonin 2 policë

Editor by Editor
June 16, 2022
in KRONIKE
0
Atentati ndaj Sadikajt/ Zbulohet e shkuara kriminale e nënës së tij, shfrytëzonte lokalin për prostitucion! E ndihmonin 2 policë
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në një atentat pranë TEG-ut, prej vitesh njihej nga policia si i përfshirë në aktivitete me natyrë kriminale, por pas nuk qëndrojnë edhe anëtarë të familjes së tij.

Më konkretisht e ëma, Silvana Kalemi, e cila rreth gjashtë muaj më parë është proceduar penalisht nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (sot AMP) për shfrytëzim prostitucioni. 53-vjeçarja dyshohej se shfrytëzonte ambientet e lokalit që e kishte në pronësi në Memaliaj, ushtronte aktivitetin e ushtrimit të prostitucionit.

Në atë kohë, bashkë me Kalemin, u pezulluan nga detyra edhe dy punonjës policie të Tiranës, të cilët ndihmonin gruan në aktivitetin e kundraligjshëm. Njëri prej policëve, specialist i Seksionit të Hetimit të Aksidenteve, ishte dhëndri i Kalemit, ndërsa një inspektore 27-vjeçare, punonjëse në Sallën e Komandimit, njoftonte gruan për aksionet e policisë. Në banesën e nënës së Aleksandër Sadikajt u gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu gjysëmautomatike dhe sasi fishekësh, të cilat mbaheshin pa leje.

Ndërkohë grupi hetimor po verifikon aparatet celular që ka pasur në përdorim Aleksandër Sadikaj. Sipas burimeve, në bashkëpunim me kompanitë telefonike, po kontrollohen detaje të bisedave apo komunikimeve të dyshimta që mund të ketë pasur së fundmi viktima. Në fokus janë edhe qelizat telefonike, përmes të cilave po mundohen të kuptohen lëvizjet që ka kryer së fundmi 27-vjeçari.

Po ashtu në fokus të qelizave telefonike në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë edhe aparate të tjerë celular që mund të kenë lidhje me autorët. Mësohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe jo shpërthim përmes valëve të celularit. Kjo, sipas hetuesve, dyshohet të jetë bërë për të shmangur gjurmimin përmes valëve.

Grupi hetimor ka rindërtuar pistat e hetimit, në bazë të deklarimeve të familjarëve dhe miqve. E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, e treta është ajo e dhënies së parave me fajde dhe e katërta ajo e borxheve.

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksander Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.

Previous Post

Dosja Dumani / Plan për vrasjen e një pronari të fuqishëm mediash, porosia nuk u krye për shkak se ruhej rreptësisht

Next Post

FOTO/ 15 rastësi historike që na dërguan mesazhe nga e kaluara

Next Post
FOTO/ 15 rastësi historike që na dërguan mesazhe nga e kaluara

FOTO/ 15 rastësi historike që na dërguan mesazhe nga e kaluara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al