Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Askush nuk është imun: Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

timoni.al by timoni.al
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Askush nuk është imun: Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së inteligjencës artificiale, ndërkohë që teknologjia do të krijojë edhe pozicione të reja, duke ndryshuar ndjeshëm strukturën e tregut të punës. Paralajmërimin e bëri Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit, në një intervistë për gazetën Handelsblatt, duke theksuar se pothuajse asnjë profesion nuk është i mbrojtur nga ndikimi i inteligjencës artificiale.

Sektoret më të rrezikuar, sipas Nahles, janë ofruesit e shërbimeve, kompanitë e sigurimeve dhe bankat, ku një pjesë e konsiderueshme e proceseve mund të automatizohet. Në anën tjetër, profesionet që kërkojnë aftësi të specializuara dhe punë praktike tregojnë më shumë qëndrueshmëri ndaj këtij transformimi. Po ashtu, punëtorët gjysmë të kualifikuar ose pa kualifikime të veçanta mund të kenë më pak rrezik zëvendësimi, sepse shumë detyra të tyre kërkojnë ndërhyrje njerëzore.

Nahles thekoi se Gjermania duhet të investojë më shumë në zhvillimin e inteligjencës artificiale, por këto investime duhet të shoqërohen me rritje reale të produktivitetit; teknologjia duhet të shërbejë për përmirësimin e ekonomisë dhe jo vetëm për zëvendësimin e punonjësve. Megjithatë, ajo vlerëson se aktualisht papunësia përbën një shqetësim më të madh sesa mungesa e punonjësve të kualifikuar, edhe pse situata mund të ndryshojë brenda pesë viteve, kur mungesa e fuqisë punëtore të specializuar pritet të bëhet një nga sfidat kryesore të ekonomisë gjermane.

Një faktor i rëndësishëm është zhvillimi demografik: sipas Nahles, Gjermania humbet rreth 500 mijë punonjës çdo vit për shkak të ndryshimeve demografike. Ndërkohë, migrimi i të rinjve nga vendet e tjera evropiane është në nivelet më të ulëta të viteve të fundit, ndaj ajo nënvizoi nevojën për të tërhequr më shumë punonjës të kualifikuar edhe nga vende jashtë Bashkimit Evropian.

Një përmirësim i pjesshëm është vënë re në sektorin e ndërtimit, ku programet qeveritare për investime në infrastrukturë kanë dhënë sinjale pozitive. Parashikimet nënvizojnë se tregu i punës do të kalojë një periudhë transformimi, me eliminim të vendeve ekzistuese dhe krijim të profesioneve dhe mundësive të reja punësimi.

Previous Post

Sinjale pozitive për Maran: dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të Finlandës

Next Post

Arbitrja shqiptare merr një tjetër vlerësim të madh; Rusta vendos drejtësi në Juventus–Lyon

Next Post
Arbitrja shqiptare merr një tjetër vlerësim të madh; Rusta vendos drejtësi në Juventus–Lyon

Arbitrja shqiptare merr një tjetër vlerësim të madh; Rusta vendos drejtësi në Juventus–Lyon

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al