Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Artistët kërkojnë paratë; ligji i ri synon pagesën e autorëve dhe mbrojtjen e veprave në internet

timoni.al by timoni.al
September 15, 2026
in AKTUALITET
0
Artistët kërkojnë paratë; ligji i ri synon pagesën e autorëve dhe mbrojtjen e veprave në internet
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në baret dhe restorantet e vendit muzikë e filma të preferuar përdoren pa që artistët të përfitojnë nga e drejta e autorit. Kjo çështje u paraqit nga grupet e interesit në mbledhjen e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku u shqyrtuan ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për të drejtat e autorit” nga Këshilli i Ministrave; Evis Kushi u tërhoq nga propozimi i saj.

Drejtues të komisionit dhe përfaqësues të institucioneve dhe sektorit të kulturës diskutuan rastet konkrete të moskompensimit të krijuesve. Ina Zhupa deklaroi: “Sot aktorët, këngëtarët, artistët, shkrimtarët, nuk kanë arrritur të marrin para nga përdorimi i veprave të tyre sepse kemi çaluar si sistem”. Erjon Malaj vlerësoi projektligjin si një detyrim për ata që kanë kontribuar në artin shqiptar dhe tha se ligji duhet të jetë shumë ezaurues, duke shtuar se e drejta e autorit është “nëpërkëmbur”.

Drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Eljan Tanini, theksoi keqpërdorimet e materialeve arkivore, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe mungesën e mekanizmave rregullatorë që vështirësojnë mbrojtjen e të drejtave të autorit. Ai theksoi probleme si mosheqja e materialeve nga platformat, kërcënime personale dhe familjare ndaj stafit dhe kërkoi mbështetje për të adresuar këto abuzime: “Problemi nuk është te mënyra si e japim ne materialin, problem është te ata që duan te keqpërdorin materialin… Videot tona nuk hiqen dot direkt, bëhen edhe kërcënime personale dhe familjare. Na ndihmoni ta kemi këtë përkrahje”.

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa, përmendi edhe kinematografinë dhe rastin e Petrit Malaj, duke nënvizuar se filmat shfaqen dhe transmetohen pa përfitime për autorët: “Filmat e tij shikohen, transmetohen, por nuk merr as 5 lekë të vjetra. Edhe gjobat janë qësharake. Baret dhe restorantet thonë më mirë të paguaj gjobën se sa tarifën për të drejtën e autorit. Pjesë digjitale ka nevojë për rregullim”.

U diskutua edhe ligji i ri për kinematografinë dhe audiovizualin, që do trajtohet më gjerë në mbledhjet e ardhshme me grupet e interesit. Juristja Juela Dollapaj tha se QKK me ligjin e ri parashikon administrimin dhe qendra jep të drejtën e transmetimit. Drejtoresha e Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, Borana Ajazi, e përshkroi projektligjin si inovativ, duke theksuar se adreson të drejtën editorial dhe krijimin e strukturave e procedurave për të luftuar përdorimin e paligjshëm. Ndryshimet synojnë rregullimin e formatave të reja digjitale të transmetimit dhe ritransmetimit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, përfshirë autoritetet e vendeve të BE-së.

Previous Post

Klubi ka vendosur të mbështesë Yamalin; Rodri flet për Topin e Artë: Shpresoj që ta fitojë një…

Next Post

Shtohen rastet me kancer gjaku, hematologu Ivanaj: 55 raste të reja diagnostikohen çdo vit në Shqipëri

Next Post
Shtohen rastet me kancer gjaku, hematologu Ivanaj: 55 raste të reja diagnostikohen çdo vit në Shqipëri

Shtohen rastet me kancer gjaku, hematologu Ivanaj: 55 raste të reja diagnostikohen çdo vit në Shqipëri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al