Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet në Kosovë biznesmeni i lojërave të fatit Ardit Kraja, ja për se akuzohet

Editor by Editor
March 21, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Arrestohet në Kosovë biznesmeni i lojërave të fatit Ardit Kraja, ja për se akuzohet
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është arrestuar në Kosovë biznesmeni i lojërave të fatit, ish-pronari i “Superbast” Ardit Kraja.

Ai është vënë në pranga në një nga pikat kufitare të Kosovës, pasi ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga dy gjykata në Kosovë me akuzën e krijimit të skemave piramidale dhe lojëra fati të paligjshme.

49-vjeçari raportohet se është ndaluar të mërkurën në pikën kufitare të Vërmicës, ndërsa arrestet ndaj tij janë lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe ajo në Mitrovicë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Siç raporton Insajderi, gjykata ka urdhëruar që biznesmeni shkodran fillimisht të intervistohet nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të ndalohet për 48 orë.

Kraja dyshohet se investonte të hapjen e pikave të basteve në Kosovë, duke u dhënë programin, linkun dhe kodet e operimit personave të ndryshëm, madje edhe duke investuar në bizneset e tyre. Sipas hetimeve, Kraja merrte 60% të fitimit nga bastet që vendoseshin.

Ardit Kraja njihet si biznesmen i fuqishëm në Shqipëri, me të paktën 10 kompani që operojnë në fusha të ndryshme si edhe në ndërtim. Ndërsa gjatë kohës që lojërat e fatit ishin të ligjshme, ai kishte një prej kompanive më të mëdha të basteve në vend.

Ardit Kraja njihet edhe si bashkëjetuesi i Ilda Bejlerit. Çifti ka një vajzë nga lidhja e tyre.

Kur Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër punëtorëve të bixhozit në Kosovë Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt, i kishte përshkruar si të angazhuar të Ardit Krajës.

“…të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitete e njëjta”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Previous Post

Tentuan të trafikonin 13 kg heroinë në Itali, zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit

Next Post

Ledjona nuk përmban lotët: Martesat në moshë të vogël çojnë në divorc

Next Post
Ledjona nuk përmban lotët: Martesat në moshë të vogël çojnë në divorc

Ledjona nuk përmban lotët: Martesat në moshë të vogël çojnë në divorc

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al