Sunday, August 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar që i kërkoi paratë bashkëshortes dhe goditi djalin e tij me grusht

timoni.al by timoni.al
August 9, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar që i kërkoi paratë bashkëshortes dhe goditi djalin e tij me grusht
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, u arrestua nga karabinierët, i akuzuar për dhunë në familje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 22-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 5 gusht në një hotel në Viserbella, ku policia u thirr me urgjencë nga djali gjatë një konflikti me të atin. Sipas mediave italiane, 43-vjeçari ndodhej në gjendje të dehur dhe i kërkonte bashkëshortes para për punën që ajo kishte kryer si pastruese shtëpie.

Situata u përshkallëzua kur burri tentoi të hidhte një biçikletë në drejtim të makinës së një klienti. Më pas ai goditi me grusht në fytyrë djalin e tij, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën. Për ta ndaluar të atin, 22-vjeçari e rrëzoi dhe e mbajti në tokë deri në mbërritjen e forcave të rendit, të cilat bënë arrestimin.

Mediat raportojnë gjithashtu se episodat e dhunës në familje nga ana e të dyshuarit kishin nisur rreth gjashtë vjet më parë. Në një nga rastet e mëparshme, 43-vjeçari, në gjendje të dehur, kishte hyrë në dhomën ku ndodheshin fëmijët duke mbajtur një rrip në dorë. Kur nëna tentoi t’i mbronte ata, burri e shtyu, dhe ajo përplasi kokën me dërrasën anësore të murit; përpara se të dërgohej në spital, ai kishte goditur edhe djalin e madh. Në urgjencë, gruaja ishte detyruar të mos tregonte të vërtetën dhe pati deklaruar se kishte rënë aksidentalisht.

Pas arrestimit, prokurori kërkoi vlerësimin e masës së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke argumentuar ekzistencën e rrezikut që i dyshuari të përsërisë veprat. Lajmi u transmetua nga media italiane dhe më pas publikuar edhe nga Top Channel.

Previous Post

Para startit të sezonit, Arsenali alarmohet pas humbjes së dytë radhazi ndaj Dortmundit në shtëpi

Next Post

Një banesë në Durrës u përfshi nga flakët, zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike

Next Post
Një banesë në Durrës u përfshi nga flakët, zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike

Një banesë në Durrës u përfshi nga flakët, zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al