Friday, July 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohet 62-vjeçari në Përmet, përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë; procedohen dy veterinerë

timoni.al by timoni.al
July 17, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet 62-vjeçari në Përmet, përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë; procedohen dy veterinerë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 62-vjeçar nga Përmeti u arrestua pas zbulimit se ai kishte përshtatur një ambient në banesën e tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme, ndërsa mbetjet e therjeve dyshohet se i shkarkonte në lumin Vjosë. Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si thertore u gjetën dhjetëra bagëti në proces therjeje dhe kafshë të therura. Po ashtu u sekuestruan dhjetëra matrikuj bagëtish që dyshohet se ishin të falsifikuara. Hetuesit konstatuan praninë e një tubacioni përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin në lumin Vjosë, çka sipas njoftimit shkaktonte ndotje të ujërave dhe mjedisit.

AKU ndërhyri duke bllokuar ambientin ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm dhe vendosi ndaj pronarit masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 62 vjeç, banues në Qilarisht, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Në përfundim të kontrolleve, janë proceduar penalisht edhe dy veterinerë nga Përmeti, L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrolllet dhe nuk kanë marrë masat e kërkuara ligjore për bagëtitë e shtetasit 62-vjeçar. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin zyrtar të policisë theksohet se shërbimet vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe të çdo veprimtarie të paligjshme që dëmton mjedisin, cenon sigurinë ushqimore dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Previous Post

Në ministerialin e thirrur nga Sekretari Rubio, Ministri Hoxha: Shqipëria forcon rezistencën ndaj kërcënimeve hibride

Next Post

Raportuesi për Kosovën në PE: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin te dialogu dhe BE-ja

Next Post
Raportuesi për Kosovën në PE: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin te dialogu dhe BE-ja

Raportuesi për Kosovën në PE: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin te dialogu dhe BE-ja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al