Sunday, October 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohet 46-vjeçari në Kavajë, pasi gjatë natës grabiti kasafortën e dyqanit të rrobave; bashkëpunëtori në kërkim

timoni.al by timoni.al
October 11, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet 46-vjeçari në Kavajë, pasi gjatë natës grabiti kasafortën e dyqanit të rrobave; bashkëpunëtori në kërkim
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër vodhi një kasafortë me rreth 600,000 lekë dhe 6 telefona celularë nga një dyqan rrobash. Policia njofton se kasaforta e vjedhur u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të arrestuar dhe brenda saj u gjet një sasi parash.

Ngjarja u denoncua më datë 08.10.2026 nga menaxherja e dyqanit të rrobave në lagjen nr. 3, Kavajë, e cila raportoi vjedhjen gjatë natës të kasafortës me vlerën e përmendur dhe të gjashtë aparateve celulare. Në vijim të njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u identifikuan dy autorët e dyshuar. Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua kasaforta e vjedhur, së bashku me një shumë parash, e cila u mor si provë materiale.

Policia njofton gjithashtu se bashkëpunëtori i dyshuar, shtetasi A. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale lidhur me ngjarjen janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Vjedhja”. Policia thekson se veprimet hetimore dhe procedurale do të vazhdojnë për sigurimin e provave dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Previous Post

Po telefonatë mes dy burgjeve, ekzekutimi: historia e të riut iranian që nuk pa më gruan e tij

Next Post

VIDEO/ Shqiptari shkakton aksident të pazakontë, hyn me makinë në lokal në Selanik dhe plagos 3 persona

Next Post
VIDEO/ Shqiptari shkakton aksident të pazakontë, hyn me makinë në lokal në Selanik dhe plagos 3 persona

VIDEO/ Shqiptari shkakton aksident të pazakontë, hyn me makinë në lokal në Selanik dhe plagos 3 persona

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al