Saturday, August 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan për djegjen e tre makinave; në pranga edhe 32-vjeçari me armë e kokainë

timoni.al by timoni.al
August 8, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan për djegjen e tre makinave; në pranga edhe 32-vjeçari me armë e kokainë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona u arrestuan sot në Elbasan pas dy operacioneve policore të koduara “Last Fire” dhe “Mbikëqyrja”, të organizuara nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në vijim të hetimeve të thelluara.

Në kuadër të operacionit “Last Fire” u ndalua me iniciativë shtetasi K., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas dyshohet se më 07.08.2026, rreth orës 01:00, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) automjetin në përdorim nga shtetasi L. D., 26 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore rezulton se i njëjti, i përmendur edhe si E. K., dyshohet të jetë autor edhe i djegies së dy automjeteve në pronësi të shtetasit E. H., më datë 28.06.2026.

Gjatë operacionit të koduar “Mbikëqyrja” u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi R., 32 vjeç, banues në Elbasan. Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, gjatë kontrollit fizik, atij i u gjet një armë zjarri pistoletë, 35 fishekë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi D. R. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale lidhur me të dy ngjarjet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtojnë propozimin për shkrirje: Mos na hiqni bashkinë, do na zbehet identiteti i zonës

Next Post

Manovrat e Interit: Lautaro e Zanetti telefonojnë Romero, Oaktree i palëkundur, Diaby drejt Bayer Leverkuesen

Next Post
Manovrat e Interit: Lautaro e Zanetti telefonojnë Romero, Oaktree i palëkundur, Diaby drejt Bayer Leverkuesen

Manovrat e Interit: Lautaro e Zanetti telefonojnë Romero, Oaktree i palëkundur, Diaby drejt Bayer Leverkuesen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al