Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet 41-vjeçari iranian në Durrës, do shpërndante tableta ekstazi në një qendër të huajsh

Editor by Editor
December 15, 2022
in AKTUALITET, KOSOVA, Vendi
0
Tentuan të kalonin nga Porti i Durrësit me dokumente false, arrestohen tre persona nga Turqia
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetas iranian është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kishte planifikuar shpërndarjen e tabletave ekstazi në një qendër për të huajt në këtë qytet.

Sipas policisë, 41-vjeçari iranian me banim në Kamëz, është ndihmuar nga një 21-vjeçare nga Tirana për trafikimin dhe shpërndarjen e 76 tabletave ekstazi në qendrën e të huajve.

Është e paqartë se për cilën qendër të huajsh bëhet fjalë në Durrës, ku ndodhet edhe kampi i muxhahedinëve iranianë.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qendra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas iranian).

Në hetim një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër.

Sekuestrohen 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qendra”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.

Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Berisha takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit: Ju keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në PD, por edhe në Shqipëri në tërësi

Next Post

VIDEO: Ushtarët indianë dhe ata kinezë përleshen me shkopinj dhe gurë në kufirin mes dy vendeve

Next Post
VIDEO: Ushtarët indianë dhe ata kinezë përleshen me shkopinj dhe gurë në kufirin mes dy vendeve

VIDEO: Ushtarët indianë dhe ata kinezë përleshen me shkopinj dhe gurë në kufirin mes dy vendeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al