Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua në Itali pas zbuluarjes së më shumë se 414 kilogramë hashash të fshehura në ambiente magazinimi mes Guidonia Montecelio dhe Romës. Sasia e drogës, sipas hetuesve, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, mund të gjeneronte mbi 4 milionë euro të ardhura të paligjshme.
Operacioni u krye nga efektivët e Seksionit VII Antidrogë të Skuadrës së Lëvizshme të Romës, të cilët kishin vëzhguar të riun dhe e kapën teksa përpiqej të ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës së tij. Brenda atyre valixheve u gjetën 98 kilogramë hashash, çka dha shkas për kontrollime të mëtejshme.
Pas kontrollit të të riut iu gjet një tufë çelësash që rezultuan se hapnin disa ambiente të tjera në zonën e Guidonias dhe Romës, të përdorura për magazinimin e lëndës narkotike. Në këto ambiente policia zbuloi sasi të mëdha hashashi dhe materiale për paketimin e drogës. Një pjesë e konsiderueshme e drogës ishte ruajtur brenda frigoriferëve, të përdorur si hapësira magazinimi, ndërsa në ambientet e kontrolluara u gjetën edhe shënime të shkruara me dorë që dyshohet se përmbanin regjistrime të sasive të magazinuara dhe të lëvizura.
Hetuesit sekuestruan gjithashtu materiale të tjera të dyshuara për përgatitjen dhe paketimin e hashashit. Pas kryerjes së të gjitha kontrolleve, sasia totale e sekuestruar arriti mbi 414 kilogramë hashash.
Prokuroria e pushkoi rastin në kuadër të veprës penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin, dhe autoriteti gjyqësor italian vlerësoi arrestimin, duke caktuar masën e arrestit në burg për të ndaluarin.

