Policia në Tiranë ka arrestuar katër persona nën dyshimin e ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira për periudha ditore, ndër të cilët janë tre shtetase të huaja dhe një shtetas shqiptar. Veprimet e ndërmarra përbëjnë fazën e dytë të operacionit të koduar “Last Post” dhe sipas njoftimeve zyrtare kanë goditur tre raste të dyshuara të prostitucionit të reklamuar përmes rrjeteve sociale.
Mes të arrestuarve janë dy shtetase vietnameze dhe një shtetase braziliane, si dhe një shtetas shqiptar. Ky i fundit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion njërën prej shtetaseve vietnameze. Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar katër aparate celularë, të cilat dyshohet se përdroheshin për reklamimin e veprimtarisë së kundërligjshme në rrjetet sociale.
Sipas policisë, shtetaset e huaja dyshohet se kishin përshtatur për këtë aktivitet apartamente të marra me qira ditore në disa adresa të kryeqytetit: rrugët “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”. Hetimet kanë përfshirë verifikime në lidhje me mënyrën e organizimit të aktivitetit dhe mënyrën e përdorimit të ambienteve të përmendura, si dhe mbledhjen e provave të mundshme elektronike, përfshirë pajisjet celularë të sekuestruara.
Në vijim të hetimeve, një tjetër shtetas po përballet me procedim penale në gjendje të lirë, pasi dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale lidhur me këto raste janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas përcaktimeve ligjore dhe procedurale.
Operacioni i koduar “Last Post” po zhvillohet në faza dhe policia raporton se aktivitetet e monitoruara dhe goditura lidhen kryesisht me përdorimin e rrjeteve sociale për reklamim dhe organizim të shërbimeve të dyshuara si prostitucion. Hetimet dhe veprimet përkatëse po vazhdojnë, ndërsa çështjet procedurale janë në duart e organeve të prokurorisë për hetim dhe vendimmarrje të mëtejshme.

