Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohen në flagrancë dy persona që tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi

timoni.al by timoni.al
May 1, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohen në flagrancë dy persona që tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhërmi u parandalua një vjedhje automjeti pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, ku u arrestuan një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare si bashkëpunëtorë. Pas njoftimit se në Dhërmi ishte vjedhur një automjet tip “Land Rover”, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe lokalizuan e ndaluan automjetin. Nga ndërhyrja u sekuestruan dy automjete: automjeti që tentuan të vidhnin (Land Rover) dhe mjeti me të cilin kishin shkuar autorët (një “Benz”).

Drejtuesja e automjetit të autorëve nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe, gjatë manovrave për t’u larguar, shkaktoi dëmtime në automjetin e vjedhur. Në përfundim të veprimeve të policisë, shtetasi N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. 17-vjeçarja u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

Hetimet paraprake tregojnë se më datë 30.04.2026, në mbrëmje, të dy shtetasit kishin shkuar në Dhërmi me një automjet tip “Benz” me qëllim blerjen e një automjeti tip “Land Rover”, që ishte në përdorim nga një shtetas banues në Tiranë. Duke përfituar nga mungesa e pronarit, 17-vjeçarja kishte ndezur automjetin dhe ishte larguar pa lejen e tij. Nga hetimet rezulton se 17-vjeçarja, pas marrjes së Land Rover-it, kishte bashkëpunuar me 25-vjeçarin; ky i fundit u kap në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë, ndërsa automjeti me të cilin kishte shkuar në Dhërmi u përplas në Palasë dhe u braktis.

Si provë materiale u sekuestruan dy automjetet: automjeti që u tentua të vidhej dhe automjeti i autorëve. Materialet procedurale, pas veprimeve nga policia, iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Ngërçet e vazhdueshme SHBA-Iran — Hegseth: Afati 60-ditor për autorizimin e luftës pezohet gjatë armëpushimit

Next Post

Mourinho për kalimin te Los Blancos: Askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar, ju siguroj për këtë

Next Post
Jose Mourinho rikthehet në fokus; ‘kryen’ një sulm ndaj gazetarëve në konferencën për shtyp.

Mourinho për kalimin te Los Blancos: Askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar, ju siguroj për këtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al