Saturday, July 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arrestohen në Durrës dy shtetas maqedonas të kërkuar për vrasje dhe pjesë e organizatave kriminale

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohen në Durrës dy shtetas maqedonas të kërkuar për vrasje dhe pjesë e organizatave kriminale
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka finalizuar në Durrës operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, gjatë të cilit u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për një sërë vepresh të rënda penale. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) të ambasadave të SHBA-së në Tiranë dhe Shkup, si dhe homologët maqedonas.

Nën masa arresti ranë M. Xh., 26 vjeç, lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, lindur në Norvegji. Për të dy ishte lëshuar urdhërarrest nga INTERPOL për akuza që përfshijnë vrasjen, plagosjen, armëmbajtjen pa leje dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas policisë, gjatë kapjes u gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë përdorur për dalje nga territori i Maqedonisë së Veriut dhe për shmangie të drejtësisë.

Gjatë vijimit të operacionit, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Xh. R., 26 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i dyshuar se u kishte siguruar dy të kërkuarve dokumentet false të identifikimit. Ai akuzohet për “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni “Fury” është rezultat i një bashkëpunimi disa-mujor midis strukturave të Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë, përmes ekipeve të përbashkëta hetimore dhe veprimeve të koordinuara operacionale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve. Policia e Shtetit shprehu falënderim për partnerët amerikanë të DSS dhe autoritetet ligjzbatuese të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në këtë operacion. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Si eventet si Formula 1, Eurovision, Oasis dhe Bad Bunny gjenerojnë miliarda; çfarë fiton Tirana me Kanye West?

Next Post

Dhunuan të miturën në Fier; 19-vjeçarja në burg. Ndryshojnë masat për 15-vjeçaren dhe bashkëmoshataren që filmoi.

Next Post
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna: Nuk i fal dot autorët, vetëm unë e di sa vuajmë

Dhunuan të miturën në Fier; 19-vjeçarja në burg. Ndryshojnë masat për 15-vjeçaren dhe bashkëmoshataren që filmoi.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al