Sunday, June 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, PD: Ja provat që lidhin Edi Ramën me kanabizimin e Shqipërisë

Editor by Editor
February 14, 2022
in POLITIKE, Vendi
0
Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, PD: Ja provat që lidhin Edi Ramën me kanabizimin e Shqipërisë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Ervin Salianji, në lidhje me arrestimin e ish-gjeneralit të Guardia di Finanza në Itali dhe lidhjet e tij me këshilltarin e kryeministrit, Ëngjell Agaçin.

Salianji u shpreh se arrestimi i Fabrizio Lisi-t, po nxjerr në dritën e diellit fijet që lidhin Edi Ramën me operacionin kriminal të kanabizimit të Shqipërisë.

Sipas Salianjit investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë lidhjet e mikut italian të Ramës dhe njëriut më të afërt të tij, Ëngjëll Agaçit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, po nxjerr në dritën e diellit fijet që lidhin Edi Ramën me operacionin kriminal të kanabizimit të Shqipërisë.

Investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë se miku italian i Ramës dhe njeriut të tij të më të afërt, Ëngjëll Agaçit, është personi që në kulmin e kanabizimit servirte raporte për asgjesimin e 99 përqind të drogës në Shqipëri.

Raporte të cilat më pas trumbetoheshin nga qeveria si suksese duke mashtruar për qëllime kriminale shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Arrestimi i Fabrizio Lisit dhe dalja në pah e lidhjeve të tij me njeriun më të afërt të Ramës, është prova se kthimi i vendit tonë në një Kolumbi, është bërë nga ata që kanë pushtetin politik, qeverisës dhe ekonomik, kriminal dhe që janë të zotë të korruptojnë e të fusin në thes edhe drejtues të lartë të Guardia di Financa-s italiane.

Çuarja para drejtësisë e njeriut që nën gradat e gjeneralit, ishte vënë nën shërbim të mafias së Kanabisit në Shqipëri, duhet të jetë pikënisja e një operacioni hetimi që do të çojë tek Edi Rama.

Investigimi i mediave ka nxjerrë në pah se gjenerali Fabrizio Lisi ishte mik i ngushtë me një avokat shqiptar që quhej Ëngjëll Agaçi.

Sipas investigimeve të medias italiane dhe asaj shqiptare, Ëngjëll Agaçi ka qenë lidhja e Lisit me Shqipërinë dhe për rrjedhojë porositësi i raportit kriminal të 99 përqind të kanabisit të eleminuar në Shqipëri.

Dihen botërisht fjalët adhuruese të gjeneralit italian për Ramën dhe përfitimet e tij në Shqipëri që nga trojet e deri tek dhuratat e majme që merrte në Vlorë e jo vetëm.

Televizioni italian “RAI 3” publikoi një seri kronikash mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Në njërën prej tyre, flitej pikërisht për gjeneralin italian të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili pas daljes në pension, drejtonte një shoqate kulturore italiane.

Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i ishte dhuruar nga një person i hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita dhe investimet e saj në Shqipëri.

Lidhjet e Agacit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramës, mund të ndërmerrte një operacion të tillë dhe se Saimir Tahiri, ministri i dënuar për bashkëpunim me bandën e Habilajve, ishte vetëm zbatuesi i këtij operacioni.

Askush nuk do të guxonte të ndryshonte raportet e Guardia di Finanza, e aq më pak të kanabizonte Shqipërinë së bashku me krimin e organizuar pa lejen, bekimin, mbështetjen dhe porosinë e Edi Ramës, qoftë ky edhe Agaçi i tij.

Adhuruesi i Edi Ramës sot është në pranga në Itali pasi atje ka shtet ligjor e jo shtet që fle e ha me krimin. Ky është një rast tjetër ku britmat nga shteti italian për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri kumbojnë, prej kohësh drejtues të antimafias italiane, prokurorë, drejtues të lartë të organeve ligjzbatuese italiane kanë ngritur alarmin për trafikun e drogës dhe krimin.

Pak kohë më parë përfaqësuesit e Italisë, ambasada italiane ngriti shqetësimin mbi problematikën e kanabizimit të Shqipërisë dhe rritjes së trafikut të kanabisit në drejtim të vendit fqinj. Ky shqetësim ende nuk ka marrë as vëmendjen e duhur se për tu adresuar as që bëhet fjalë.

SPAK duhet të provojë se meriton të mbështetet dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të kanabizimit të Shqipërisë. Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të drejtësisë që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të veprojë ndaj çdo zyrtari të korruptuar dhe të vendosur në shërbim të krimit.

Previous Post

Tensionet në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Next Post

Ata janë bashkë, kapet mat pazari tjetër Rama-Basha

Next Post
Ata janë bashkë, kapet mat pazari tjetër Rama-Basha

Ata janë bashkë, kapet mat pazari tjetër Rama-Basha

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

June 22, 2025
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025
EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

June 22, 2025
“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

AKTUALITET

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

by Editor
June 22, 2025
0

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave...

Read moreDetails
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025
EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

June 22, 2025
“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

June 22, 2025
Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

June 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

June 22, 2025
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al