Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestimi i Ermal Beqirajt, SPAK: Biznesmeni me llogari bankare 2 mln do blinte kështjellë 2.6 mln€ në Francë

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK njofton se mbështetur në hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, autoritetet franceze arrestuan shtetasin E.B. dhe identifikuan në territorin e Francës disa asete me origjinë të dyshuar kriminale. Hetimet financiare në Francë evidentuan llogari bankare me vlerë totale mbi dy milionë euro, dy apartamente, blerjen e një kështjelle në departamentin Oise rreth 2.6 milion euro, mjete motorike dhe pasuri të tjera. Për këto asete është dërguar kërkesë për ndihmë juridike ndaj autoriteteve franceze me synim sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Prokuroria e Posaçme njofton se, më datë 05.12.2025, emri i E.B. u regjistrua si person nën hetim për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në formën e bashkëpunimit dhe grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, si dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas dispozitave të Kodit Penal të përmendura në njoftim. Me vendimin nr.125, datë 15.12.2025, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për disa personave nën hetim, duke u dërguar për ekzekutim strukturave të Policisë më 17.12.2025. Më 24.12.2025, SPAK kërkoi shpalljen në kërkim ndërkombëtar, çka u reflektua me “njoftim të kuq” të Interpolit.

Më 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK kërkuan mbështetje nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (SSI) për të lokalizuar E.B. në Francë. SSI bashkëpunoi menjëherë me Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) dhe me Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO). Hetimet operacionale të Brigadës Kombëtare të Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF) identifikuan automjete të mundshme përdorimi, ndërsa Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit të Rëndë Financiar (OCRGDF) u angazhua për hetime financiare dhe përgatitjen e masave të sekuestrimit në koordinim me autoritetet franceze dhe shqiptare. Nga 19 qershori 2026 shkëmbimet operacionale mes SSI, magjistratit ndërlidhës dhe policive gjyqësore kanë qenë të vazhdueshme.

Më 24 korrik 2026, E.B u arrestua nga autoritetet franceze pas hyrjes me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it. Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Autoritetet franceze, me kërkesë të SPAK, kanë kryer kontrolle personale dhe në ambiente në pronësi të E.B., ku janë sekuestruar sende me interes për procedimin penal. Prokuroria e Posaçme i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e tij.

Previous Post

Arrestohet Ermal Beqiraj në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln euro

Next Post

Sanchez kërkon mbledhje urgjente të ministrave të BE-së për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës migratore në Spanjë

Next Post
Sanchez kërkon mbledhje urgjente të ministrave të BE-së për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës migratore në Spanjë

Sanchez kërkon mbledhje urgjente të ministrave të BE-së për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës migratore në Spanjë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al