Sunday, September 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Arratisje spektakolare në Greqi! Bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov, i burgosur shqiptar i shpëton policisë

timoni.al by timoni.al
September 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arratisje spektakolare në Greqi! Bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov, i burgosur shqiptar i shpëton policisë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gentian Çipi, 41 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri që u arratis mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi. Ai rezulton me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri dhe në Greqi.

Në Shqipëri, Çipi u dënua në korrik 2024 me 2 vjet burg për “shkatërrim i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese; ngjarja është e lidhur me djegien e një automjeti më 24 prill 2023 në lagjen 13, Rruga “Loni Grazhdani” në Korçë. Fillimisht ishte vënë nën masën “Arrest në burg”, por më pas gjykata e zbuti masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia e procedoi për vendosje të paligjshme të kamerave pranë banesës së tij.

Në Greqi, më 3 shtator 2024 Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine; i plagosuri mori tre plumba por mbijetoi, ndërsa Çipi arratisi. Policia greke e identifikoi dhe organizoi një operacion kapjeje në shtator 2025. Gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe Enea Basholli, 31 vjeç, dhe Kleo Topa, 24 vjeçe, të dy nga Korça. Sipas policisë greke, Çipi konsiderohet kreu i një grupi kriminal që merret me trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë tentativës për t’i kapur në Selanik, Çipi dhe Topa nuk iu bindën urdhrit të policisë; shtuan shpejtësinë e mjetit, kryen manovra të rrezikshme dhe përplasën një automjet policie. Ata braktisën mjetin dhe u larguan në këmbë, por u kapën më vonë; pak orë më pas, në zonën e Halkidikisë, u arrestua edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia greke u gjetën dhe sekuestruan një Kallashnikov me 30 fishekë, tre pistoleta, një silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë dhe patentë false, 23,350 euro, celularë dhe tre automjete.

Previous Post

Aksident në fshatin Mazhar të Selenicës: automjeti del nga rruga, bie nga një lartësi dhe shoferi vdes

Next Post

FOTO/ Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”: urbani i Linzës përplaset me një automjet

Next Post
FOTO/ Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”: urbani i Linzës përplaset me një automjet

FOTO/ Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”: urbani i Linzës përplaset me një automjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al