Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Arratisja e radhës e Alket Rizait: dyshime se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës, zbardhet skema e kalimit

timoni.al by timoni.al
October 7, 2026
in LAJME
0
Kishte dalë me leje nga burgu, Rizai, tmerri i policisë greke, hap zjarr në lokal; disa të plagosur
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia greke dyshon se Alket Rizai, i dënuari shqiptar që nuk u kthye në burgun e Domokos më 14 shtator pas përfundimit të lejes, mund të jetë larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës. Rizai ishte përfshirë një ditë më parë në një incident me të shtëna armësh jashtë një beach bar-i në Anavisos, ku kishte shkuar me automjetin e tij së bashku me disa persona të tjerë.

Sipas informacioneve të bëra publike, Rizai kishte vendosur muzikë në volum të lartë dhe pronari i lokalit kishte dalë jashtë për t’i kërkuar ta ulte zërin. Situata u përshkallëzua në një debat të ashpër, ndërsa disa klientë dhe punonjës dolën jashtë për të parë çfarë po ndodhte. Në atë moment, sipas dëshmive që po hetohen nga autoritetet greke, Alket Rizai dyshohet se ka nxjerrë një armë. Policia po shqyrton edhe mundësinë që ai të ketë qëlluar, me gjasë në ajër.

Për incidentin është arrestuar një 27-vjeçar me origjinë afgane, i punësuar si roje sigurie në beach bar. Ai akuzohet se ka tentuar të qëllojë për vdekje një person tjetër, ndërsa si pasojë e të shtënave dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Një dëshmi e re ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën si Rizai mund të jetë larguar pas incidentit. Sipas dëshmisë së një drejtuesi automjeti që po udhëtonte në rrugët ku dyshohet se ka kaluar Rizai pas përplasjes në Anavisos, nga një automjet që ndodhej pas tij është aktivizuar një fener i ngjashëm me ata që përdoren nga policia greke në automjetet e saj civile. Dëshmitari dyshohet se ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në atë automjet i ka folur përmes një megafoni.

Autoritetet greke po hetojnë këtë dëshmi ndërsa vazhdojnë kërkimet për lokalizimin e Alket Rizait. Një nga skenarët që po shqyrtohet është largimi i tij jashtë Greqisë, me Shqipërinë ose Kosovën si destinacione të mundshme. Burimi i informacionit: Top Channel.

Previous Post

Sulm i banditëve në një minierë në Nigeri, 12 ushtarë dhe 5 minatorë të vrarë

Next Post

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës

Next Post
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha uron Justina Shiroka-Pulën: Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al