Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Argjentina kërkon revanshin dhe dëshiron të luajë Finalissima me Spanjën në nëntor

timoni.al by timoni.al
July 21, 2026
in AKTUALITET, Sport
0
Argjentina kërkon revanshin dhe dëshiron të luajë Finalissima me Spanjën në nëntor
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja argjentinase vazhdon të ndjejë dhimbje pas humbjes nga Spanja në finalen e Botërorit, një ndeshje ku për 120 minuta nuk gjuajti asnjëherë në portën e La Roja. Albiceleste kërkon të luajë Finalissiman ndaj kampionëve të botës për të marrë revanshin dhe për të larguar mendjen nga humbja e pësuar në New Jersey.

Sipas ESPN Argjentinë, Spanja dhe Argjentina mund ta luajnë takimin në nëntor 2026 në Losail Stadium, por gazeta Sport, që citon disa burime, shkruan se Federata Spanjolle nuk ka dijeni për një takim të tillë dhe nëse do të zhvillohet, AFA duhet së pari të arrijë një marrëveshje me UEFA-n. Spanja ka gjashtë ndeshje përpara mbylljes së vitit, të gjitha të vlefshme për Nations League 2027, dhe ndodhet në një grup me Anglinë, Kroacinë dhe Çekinë. Në nëntor, kur Argjentina kërkon revanshin, Spanja do të luajë ndaj Çekisë në transfertë më 12 nëntor dhe ndaj Anglisë në shtëpi më 15 nëntor, çka do të detyrojë UEFA-n të shtyjë këto takime nëse do të lejonte zhvillimin e Finalissima-s në Katar.

Sfida midis dy përfaqësueseve duhej të zhvillohej më 27 mars, por u pezullua për shkak të situatës delikate gjeopolitike në Katar. Kur u anulua Katari si vendi organizator, u propozua Santiago Bernabeu, propozim i refuzuar kategorikisht nga Federata Argjentinase. U sugjerua edhe një sistem vajtje-ardhje Madrid–Buenos Aires, me ndeshjen e parë në Madrid para Botërorit dhe kthimin në 2028 në Buenos Aires, por edhe ky propozim u refuzua.

Pas humbjes në finalen e 19 korrikut, Federata Argjentinase ka ndryshuar qëndrim dhe tani dëshiron të luajë Finalissimën. Federata Spanjolle nuk e refuzon zhvillimin e ndeshjes, por thekson se iniciativa duhet të vijë fillimisht nga UEFA, ndërsa për momentin pritet vendimi i saj. (Top Channel)

Previous Post

Shahu bashkon liqenet: Pogradeci organizon kampionatin e parë ndërliqenor

Next Post

Franca në prag të ndalimit të rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët, ligji pritet të miratohet në Parlament

Next Post
Franca në prag të ndalimit të rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët, ligji pritet të miratohet në Parlament

Franca në prag të ndalimit të rrjeteve sociale për nën 15-vjeçarët, ligji pritet të miratohet në Parlament

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al