Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Apeli i dha vulën Berishës, analistët për VOA: Humbje kohe për 2 vjet

Editor by Editor
June 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Apeli i dha vulën Berishës, analistët për VOA: Humbje kohe për 2 vjet
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studiues të jetës politike në Shqipëri theksuan se, edhe pas vendimit të gjykatës për çështjen e përfaqësimit zyrtar të Partisë Demokratike, sfidat përballë saj mbeten të njëjta; reformimi dhe rindërtimi si alternativë politike.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi pohuan për Zërin e Amerikës se çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re dhe me portrete të rinj pa ngarkesa me të shkuarën.

Ata pohuan se debati për vulën Partisë Demokratike mori një vëmendje të pamerituar dhe palët humbën shumë kohë të vlefshme, që mund t’i kushtohej programit dhe ekipeve të reja përfaqësuese.

Analistët theksuan se vendimi i sotëm i gjykatës i dha fund paqartësive administrative proceduriale mbi përfaqësimin e Partisë Demokratike, ndonëse e cilësuan si humbje kohe këto dy vjet që kriza brenda saj nuk u zgjidh me mjete politike pa shkuar në gjykatë.

Drejtuesi i institutit të studimeve politike, Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se partitë janë bashkime vullnetare të qytetarëve në demokraci bazuar në një program dhe nuk kishte arsye që kjo çështje t’i mbetej gjykatës.

“Në momentin që gjykata mori këtë vendim, unë nuk shoh arsye për entuziazëm, nuk shoh arsye që palët të bëjnë festë. Kriza mbetet aty. Opozita është e pareformuar, e papërfaqësuar, e paorganizuar dhe është shumë larg qenies së një partie konkurruese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Palët me siguri do të mundohen të mbijetojnë duke kërkuar rrugë të tjera. Unë pres që krahu i zotit Basha të krijojë një parti të re politike dhe krahu i drejtuar nga zoti Berisha do të mundohet të administrojë pushtetin si parti e madhe e opozitës, por të dyja të ndara apo të bashkuara nuk arrijnë dot të formësojnë një opozitë konstruktive, reformatore dhe proeuropiane për të cilën ka nevojë Shqipëria”, thotë zoti Krasniqi. Për më shumë kliko KËTU

Previous Post

Në burg për p*rdhunimin e shqiptares, Robinho i kalon ditët pas hekurave si teknik

Next Post

Zhduket pa gjurmë kamionisti argjentinas në Itali, kush është shqiptari i identifikuar si ‘Goni’ dhe ç’rol ka?

Next Post
Zhduket pa gjurmë kamionisti argjentinas në Itali, kush është shqiptari i identifikuar si ‘Goni’ dhe ç’rol ka?

Zhduket pa gjurmë kamionisti argjentinas në Itali, kush është shqiptari i identifikuar si ‘Goni’ dhe ç’rol ka?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al