Saturday, October 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Antonelli favorizohet para Russellit? Shpërthen Totto Wolf: Idiot, kush e mendon, shkoni dhe shikoni Mickey Mouse

timoni.al by timoni.al
October 10, 2026
in AKTUALITET
0
Antonelli favorizohet para Russellit? Shpërthen Totto Wolf: Idiot, kush e mendon, shkoni dhe shikoni Mickey Mouse
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Mercedesit, Toto Wolff, ka reaguar me ashpërsi ndaj teorive që qarkullojnë në rrjetet sociale se ekipi po favorizon Kimi Antonellin në dëm të George Russell. Wolff i ka cilësuar këto pretendime si “plotësisht absurde”, duke thënë se kush mendon kështu është “idiot” dhe duke mohuar që ekipi të ketë ndonjë arsye për të vënë një pilot në disavantazh ndaj tjetrit, veçanërisht në një sezon në të cilin Mercedes lufton për titullin e konstruktorëve.

Ai ka theksuar se Mercedes ka pasur gjithmonë parimin e trajtimit të barabartë të pilotëve, duke u ofruar të dy pilotëve të njëjtën mbështetje teknike dhe të njëjtat mundësi. “Pse do ta vendosnim njërin pilot në disavantazh ndaj tjetrit, kur po luftojmë për kampionatin e konstruktorëve? Ne kemi pasur gjithmonë filozofinë e ofrimit të të njëjtit material për të dy pilotët”, deklaroi Wolff, duke nënvizuar se nuk ka asnjë mekanizëm të tillë të ndëshkimit selektiv siç përshkruhet në spekulime.

Ai kritikoi mënyrën se si rrjetet sociale lejojnë përhapjen e teorive dhe akuzave pa prova, duke vënë në dukje polarizimin dhe anonimitetin që nxisin shpërndarjen e pohimeve të pabazuara. “Mendoj se ky është drejtimi që po marrin sot mediat sociale. Njerëzit fshihen pas një ekrani dhe lëshojnë pe. Ka shumë polarizim dhe ndonjëherë lexoj çfarë shkruajnë. Më duket qesharake”, u shpreh Wolff.

Drejtuesi i Mercedesit tha se nuk e shqetësojnë fyerjet personale dhe komentet negative ndaj ekipit, por e konsideron të papranueshme shpikjen e historive për të krijuar polemika. “Kam zero mirëkuptim dhe respekt për njerëzit që sajojnë këto histori. Në vend që të shikojnë Formula 1, duhet të shikojnë Teletubbies ose Mickey Mouse”, përfundoi ai.

Previous Post

Procedohen 3 shtetas në Durrës pas tentativës për të korruptuar policët rrugorë për të shmangur ndëshkimin administrativ

Next Post

Pranga 41-vjeçarit në Fier, kanosi për dy vjet një të moshuar për t’i marrë një shumë parash

Next Post
Trafikonte lëndë narkotike, policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazhe me vlerë 420 mijë euro

Pranga 41-vjeçarit në Fier, kanosi për dy vjet një të moshuar për t’i marrë një shumë parash

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al