Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Anglia, Quansah skualifikohet për dy ndeshje dhe nuk do të luajë në gjysmëfinalen e mundshme

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in Lajmi Fundit
0
Anglia, Quansah skualifikohet për dy ndeshje dhe nuk do të luajë në gjysmëfinalen e mundshme
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia do të luajë pa Jarrell Quansah për dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq direkt gjatë ndeshjes së 1/8 të finales kundër Meksikës. Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi mbrojtësin e Tre Luanëve me dy ndeshje skualifikim për shkelje të nenit 14 të Kodit Disiplinor të FIFA.

Sipas nenit 69 të po të njëjtit kod, dënimi do të jetë i zbatueshëm në ndeshjet e radhës së kombëtares angleze në Botëror, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Si pasojë, Quansah nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e çerekfinales kundër Norvegjisë dhe do të mungojë edhe në një gjysmëfinale të mundshme në këtë kompeticion.

Vendimi i FIFA bashkëngjitet një precedenti të fundit, duke rikthyer në vëmendje rastin e sulmuesit të SHBA, Balogun. Ai u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnjës dhe për pasojë ishte automatikisht i skualifikuar për ndeshjen e radhës. Megjithatë, FIFA vendosi të pezullonte efektin e sanksionit të tij për një vit, duke e lejuar Balogun të luante rregullisht në sfidën pasuese kundër Belgjikës. Ky vendim shkaktoi polemika të forta, pjesërisht për shkak të deklaratave se presidenti amerikan Donald Trump kishte telefonuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për t’i kërkuar rishqyrtimin e masës disiplinore.

Ndryshe nga ky rast, për Quansah FIFA konfirmoi sanksionin dhe nuk lejoi asnjë pezullim të skualifikimit, duke bërë që dënimi të mbetet i menjëhershëm dhe i paprekshëm për ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Botëror.

(Top Channel)

Previous Post

Gazetari kosovar zbulon: Tre horra duan të protestojnë për demokracinë; deputeti i VLEN, bashkëpunëtor i BIA-s

Next Post

Deschamps ndryshon një emër në sulm, Maroku pa yllin e Botërorit; publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales

Next Post
Deschamps ndryshon një emër në sulm, Maroku pa yllin e Botërorit; publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales

Deschamps ndryshon një emër në sulm, Maroku pa yllin e Botërorit; publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al