Sunday, October 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Anëtarësimi në NATO, tensione të reja mes Turqisë dhe Suedi pas protestave

Editor by Editor
January 21, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Anëtarësimi në NATO, tensione të reja mes Turqisë dhe Suedi pas protestave
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia të shtunën anuloi vizitën e ministrit të Mbrojtjes të Suedisë për shkak të një proteste të planifikuar nga ekstremistët e krahut të djathtë në Stokholm, duke nxitur krizë të re lidhur me bisedimet dypalëshe për anëtarësim në NATO.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Një ditë pasi thirri në bisedë ambasadorin suedez për të diskutuar për këtë çështje, Ankaraja njoftoi për anulimin e vizitës së ministrit të Mbrojtjes së Suedisë.

Kjo vizitë synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë që Suedia të anëtarësohet në NATO.

“Në këtë pikë, vizita e ministrit të Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson, në Turqi më 27 janar ka humbur rëndësinë dhe kuptimin, prandaj ne anuluam vizitën”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Jonson po ashtu konfirmoi vendimin për shtyrjen e vizitës, vendim që sipas tij u mor në bashkëpunim me Akar në bazën ajrore amerikane në Ramshtajn të Gjermanisë të premten.

“Raportet tona me Turqinë janë shumë të rëndësishme dhe me presim të vazhdojmë dialogun për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe për çështje të mbrojtjes në një takim të ri”, tha ai.

Paludan kishte shprehur qëllimin e tij që të “digjte Kuranin”, librin e shenjtë të islamit, gjatë protestës të së shtunës.

Në prill të vitit të kaluar, Paludan kishte njoftuar një “turne” për djegien e Kuranit gjatë muajit të shenjtë islam të Ramazanit, gjë që nxiti trazira në Suedia.

Protesta u mbajt të shtunën në masa të rrepta sigurie. Rreth 100 persona – përfshirë një numër i madh gazetarësh – u mblodhën para Ambasadës turke në Stokholm.

Paludan dogji librin e shenjtë të myslimanëve, teksa sulmoi islamin dhe migrimin në Suedi.

“Nëse mendoni se nuk duhet të ketë liri të shprehjes, jeto diku tjetër”, tha ai.

Një numër i vogël i protestuesve pro-Turqisë protestuan në anën tjetër të rrugës, ku gjendet Ambasada turke.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kritikoi autoritetet suedeze për dështimin që të ndalonin protestën.

“Është veprim racist, nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes”, tha ai.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se protesta inkurajoi “gjuhë të urrejtjes dhe islamofobinë”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”./REL

Previous Post

I dyshuar për vrasje në Greqi, arrestohet shqiptari

Next Post

Zhbllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, 5 orë të bllokuar nga bora

Next Post
Zhbllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, 5 orë të bllokuar nga bora

Zhbllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, 5 orë të bllokuar nga bora

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

October 12, 2025
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

October 12, 2025
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

October 12, 2025
Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.
Lajmi Fundit

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

by timoni.al
October 12, 2025
0

Një incident i rëndësishëm ka ndodhur sot në Kosovë, konkretisht në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime....

Read moreDetails
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Sekretarja e PDK-së inkurajon qytetarët të vazhdojnë të votojnë, duke theksuar rritjen e besimit të partisë nga ana e popullsisë.

October 12, 2025
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në një lokal, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

October 12, 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti votoi dhe theksoi rëndësinë e vendimeve për katër vitet e ardhshme në komunat e vendit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti votoi dhe theksoi rëndësinë e vendimeve për katër vitet e ardhshme në komunat e vendit.

October 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

Ngjarje në një qendër votimi në Kosovë, vëzhguesi kërcënohet.

October 12, 2025
LIVE/ Sot në Kosovë zhvillohen zgjedhjet lokale. Kurti dhe Osmani u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me votën e tyre, kërkesa për ndalimin e ndërhyrjeve nga Serbia në procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen sot, me një pjesëmarrje prej 32.5%. Serbia akuzohet për ndërhyrje në këtë proces.

October 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al