Friday, June 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Analizë/ Trump si test stresi, a do ishin të përgatitura Gjermania e BE?

Editor by Editor
January 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED
0
Analizë/ Trump si test stresi, a do ishin të përgatitura Gjermania e BE?
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në Nju Hampshir zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidatin që ata do të dërgojnë në garën presidenciale. Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020.

Jo vetëm sondazhet sinjalizojnë, se Donald Trump ka shanse reale të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta e njohur, New York Times bën të ditur, se pas bisedimeve me politikanë dhe krerë sipërmarrjesh në Forumin Botëror Ekonomik në Davos arriti në përfundimin, se elitat botërore po llogarisin ndërkohë me një fitore të Trump. Për shumë vetë në Europë një skenar i frikshëm.

Sa më realiste të duket fitorja e Donald Trump, aq më paralajmëruese po bëhen deklaratat e krerëve të BE. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një intervistë me televizionin, France 1 e sheh si “kërcënim të qartë” për Europën një fitore të dytë të Trump. Kurse kryeministri belg, Alexander De Croo paralajmëroi së fundmi në një fjalim në Parlamentin Europian.

“Nëse viti 2024 sjell ‘America First’, Europa më shumë se kurrë do të duhet të mbështetet tek vetja.” Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt në një dokument të institutit, European Council on Foreign Relations, ECFR, llogarit me pasoja globale në rast të rizgjedhjes së Donald Trump.

“SHBA do të hiqnin dorë nga politika për klimën dhe do të zgjeronin investimet në lëndë djegëse fosile. NATO-ja në rastin më të mirë-do të ishte inaktive. Do të kishte takime të rehatshme të Trump me miqtë e Putinit dhe Orbanit. Luftërat tregtare do të ashpërsoheshin.”

Të forcohen aftësitë ushtarake dhe ekonomia

Pyetja është si të përgatitesh për një skenar të mundshëm Trump 2.0.? Drejtoresha e zyrës së Berlinit të German Marshall Funds, Sudha David-Wilp përmend si pritoritet aftësitë ushtarake. “Europa duhet të kthehet në një aktore të fuqishme, ushtarakisht, në kuptimin konvencional, dhe duhet të jetë në gjendje të kujdeset vetë për çështjet e sigurisë në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.” German Marshall Funds mbështetet si nga qeveria amerikane, edhe qeveria gjermane dhe BE. Sipas ekspertes, Europa duhet të forcohet ekonomikisht për të qenë e përgatitur për masa të mundshme proteksioniste të një administrate të dytë të Trumpit.

Jürgen Hardt, zëdhënësi për çështjet e Jashtme të grupit parlamentar, CDU/CSU është i mendimit, se Gjermania nuk është e përgatitur mirë për një mandat të dytë të Trumpit. “Ne kemi bërë shumë pak në tre vitet e fundit, për të ndihmuar Joe Biden, që të tregojë, se stili kooperativ i Bidenit me Europën është më i suksesshëm, se stili konfrontativ i Trumpit. Ne as nuk jemi përpjekur për të gjetur një strategji të përbashkët për Kinën, as nuk i kemi respektuar premtimet për shpenzimet tona të mbrojtjes. Këtu situtata ndryshoi vetëm pas fillimit të luftës në Ukrainë.”

Pikërisht në lidhje me Ukrainën ekziston një frikë e madhe, nëse fiton Trump. Prej tij dëgjohen tone kontradiktore. Spektri është i gjerë: nga premtimi, se ai si president i Shteteve të Bashkuara do t’i japë fund luftës së Ukrainës brenda një dite; tek kërcënimi, se do t’i ndalë komplet ndihmat për Ukrainën; dhe njoftimet, se do t’i japë Kievit më shumë se ka marrë ndonjëherë.

Sudha David-Wilp është më gjakftohtë dhe kujton mbështetjen mbipartiake për Ukrainën në SHBA, edhe pse mes republikanëve ka rënë entuziazmi për Ukrainën. Por ajo paralajmëron: “Pavarësisht, se kush fiton në nëntor, besoj se shumica e amerikanëve janë të mendimit, se Europa duhet të mbajë një pjesë më të madhe të barrës, nëse bëhet fjalë për ndihmën ushtarake dhe rindërtimin e Ukrainës, sepse vendi ndodhet në kontinentin europian.”

Marrëdhënia me NATO-n

Në kryeqytetet europiane është rritur edhe shqetësimi për marrëdhënien e Trumpit me NATO-n. Gjatë mandatit të parë, Trump u bind me zor të mos e braktiste aleancën e mbrojtjes. Komisari për Tregun e Brendshëm të BE, Thierry Breton, e shtoi pasigurinë, kur para Parlamentit Europian rrëfeu këtë anekdotë: Sipas tij, Trump si president amerikan në vitin 2020 i ka thënë në një bisedë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se “nëse Europa sulmohet, ne nuk do të vijmë asnjëherë t’iu ndihmojmë dhe mbështesim”. Trump nuk dha asnjëherë në katër vite siguri të plotë. Në janar, Trump tha lidhur me pyetjen, nëse në rast fitoreje do të mbështeste aleatët e NATO-s ushtarakisht, se “kjo varet, nëse na trajtojnë si duhet. Shikojeni kështu: NATO e ka shfrytëzuar vendin tonë. Vendet europiane kanë nxjerrë përfitimet e tyre nga kjo.”

Për ekspertin e marrëdhënieve transatlantike, Josef Braml kjo i përshtatet qëndrimit aktual. “Trump e shikon Europën si armike. ‘ata janë më të këqinj, se kinezët’, është deklaratë origjinale e tij. Në këtë rend të ri botëror, ka vetëm një shans: Europa duhet të shfaqet si faktor i bashkuar!” Por si mund të arrihet ky unitet në korin europian me interesa të veçanta? “Tani duhet menduar në përmasa të mëdha, në Europë duhet të merren borxhe të përbashkëta, të mbështeten financiarisht shtetet e caktuara dhe atyre për këtë t’u vendosen kushte”, thekson Braml.

Rrezikohet mburoja nukleare e Europës?

Për Braml borxhet e përbashkëta europiane kanë edhe një avnatazh tjetër: Me “paratë nga fondi i përbashkët i borxheve mund të arrijmë të forcojmë mbrojtjen e përbashkët. Aktualisht ne u paguajmë haraç amerikanëve. Për shembull blejmë nga SHBA avionë luftarakë amerikanë F35 me qëllim që të kemi edhe më tej pjesë në mburojën nukleare. Por cila është vlera e mburojës nukleare, nëse Trump hyn sërish në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të përgatitemi tani dhe bashkë me Francën dhe Poloninë të biem dakord për bashkëpunim të zgjeruar ushtarak dhe ekonomik, që përfshin edhe vende të tjera europiane.”

Por politikani i CDU, Hardt e sheh si jo realist skenarin që Trump të heqë dorë nga mbrojtja nukleare për Europën. Askush nuk e do një garë nukleare. Për Hardt armët atomike të Francës dhe Britanisë së Madhe janë të pamjaftueshme. Sipas Hardt, në fund të ditës do të duhet që ne të kontribuojmë në një masë të madhe financiare tek mbrojtja e përbashkët nukleare.

Në fund vetëm një gjë dihet: Rizgjedhja e Donald Trumpit do të ishte një test stresi jo vetëm për marrëdhëniet transatlantike, por edhe për unitetin brenda Europës./ DW

Previous Post

Makina kthehet përmbys! Mjetet përplasen ‘kokë më kokë’ në Rrugën e Arbrit, 2 të plagosur

Next Post

Kapen 65 kg drogë në Mal të Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Next Post
Kapen 65 kg drogë në Mal të Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Kapen 65 kg drogë në Mal të Zi, dyshohet se vinte nga Shqipëria

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Çfarë ndodhi? Pse Rama debatoi me kryebashkiakun e Vlores në festën e PS?!

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Pse Rama debatoi me kryebashkiakun e Vlores në festën e PS?!

June 19, 2025
“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

June 19, 2025
Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse

June 19, 2025
Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

AKTUALITET

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Pse Rama debatoi me kryebashkiakun e Vlores në festën e PS?!

by Editor
June 19, 2025
0

Partia Socialiste ditën e sotme ka festuar 34-vjetorin e themelimit të saj në selinë roz, ku të pranishëm ishin gjithë...

Read moreDetails
“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

June 19, 2025
Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse

Rinumërohen 200 kuti në Tiranë/ Diferencat mes partive dhe kandidatëve mbeten të njëjta, ja shifrat përkatëse

June 19, 2025
Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës. E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

June 19, 2025
“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

“Nuk i shmangemi përgjegjësive”/ Rama në festën e 34-vjetorit të PS: Mandati i katërt na jep besimin për anëtarësimin në BE! Nuk lodhemi së fituari

June 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Pse Rama debatoi me kryebashkiakun e Vlores në festën e PS?!

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Pse Rama debatoi me kryebashkiakun e Vlores në festën e PS?!

June 19, 2025
“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

“Janë tipa intelektualë, nuk janë agresivë!” Kontrollet ndaj Ergys Agasit/ Gazetari: Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat

June 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al