Gjatë këtij Botërori, FIFA po monitoron intensivisht rrjetet sociale për sulmet dhe komentet abuzive ndaj 48 skuadrave pjesëmarrëse. Organizatë ka analizuar më shumë se 6 milionë publikime dhe komente, nga të cilat 225 mijë janë rishikuar manualisht, duke identifikuar 89 mijë publikime abuzive. FIFA identifikoi gjithashtu 1,000 llogari për hetime të mëtejshme dhe rezultoi se ishin fshehur 181 mijë komente që nxisnin urrejtjen.
Abuzimi racist në të gjitha format përbën 11% të gjithë abuzimeve të pikasura, një nivel që paraqet rritje me 3% në krahasim me fazën e grupeve të Botërorit 2022 në Katar. FIFA thekson se fyeryjet raciste nuk janë forma e vetme e diskriminimit, pasi urrejtja shfaqet në shumë forma të ndryshme. Shërbimi i moderimit në llogaritë e ekipeve ka fshehur automatikisht 181 mijë komente urrejtjeje, një veprim që reduktoi përmbajtjet e padëshiruara për skuadrat dhe ndjekësit e tyre.
Gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të këtij Botërori, të zhvilluara më 11 dhe 27 qershor, FIFA ka moderuar në total 2,028,214 komente. Kjo shifër përfshin edhe përmbajtje spam dhe komente ofensive të krijuara nga bot-e apo llogari false, dhe përbën një rritje me katër herë të numrit të komenteve të moderuara krahasuar me Katar 2022.
Që nga nisja e këtij procesi pas Botërorit të Katarit, janë eliminuar më shumë se 30 milionë postime dhe komente abuzive në mbi 50 gjuhë. Monitorimi i komenteve me përmbajtje raciste dhe urrejtjeje kryhet përmes Shërbimit të Mbrojtjes së Rrjeteve Sociale të FIFA, i disponueshëm për të gjitha skuadrat, futbollistët, trajnerët dhe arbitrat që marrin pjesë në turnetë e FIFA-s, që ka si qëllim mbrojtjen e protagonistëve nga komentet diskriminuese dhe ofensive.
Ky shërbim gjithashtu mbledh prova për forcat e rendit; janë identifikuar më shumë se 100 raste që tejkalojnë kufijtë ligjorë të nevojshëm për nisjen e procedimeve gjyqësore kundër përgjegjësve në lidhje me fazën e grupeve të Botërorit. Top Channel.

